Search

Haradinaj akuzon kabinetin qeveritar për bojkotim të gazit të SHBA-ve

01 Shtator, 2021


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë e Kosovës për bojkotimin e gazit të SHBA-ve. Ai ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha në një konferencë për media se gjatë qeverisjes Haradinaj ka pasur keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Haradinaj akuzave të ministrit Murati, iu është përgjigjur me kundër-akuza.

Ai ka pyetur Muratin se pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë, ndërkaq ka hedhur akuza edhe për menaxhimin e pandemisë.

‘Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme. Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë?!’, ka shkruar kryetari Haradinaj në rrjete sociale.

Ndryshe, ende nuk dihet fati i projektit të përfolur i ndërlidhjes së Kosovës me rrjetin e gazit nga Greqia përmes Maqedonisë së Veriut, ani pse ky projekt është diskutuar disa herë ndërmjet palëve të përfshirë.

Së fundmi, Kosova ka paralajmëruar mundësinë e rindërtimit të termocentralit Kosova A.

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë