Search

Hackathon për Kursimin e Energjisë – ICK dhe LuxDev mbanë garën me 7-9 Nëntor

November 04, 2025


Për të gjithë me  ide se si të kursehet energjia, Energy Saving Hackathon mbahet në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, prej 7-9 Nëntor, dhe mbështetet nga Dukati i Madh i Luksemburgut, nëpërmjet projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”.

Kjo sfidë, Gara e Kursimit të Energjisë (Energy Saving Hackathon), është krijuar për të përgatitur studentët e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, inovatorët dhe ndërmarrësit e ardhshëm, që të shpalosin kreativitetin e tyre në hartimin e zgjidhjeve me ndikim dhe të qëndrueshme, për të reduktuar konsumin e energjisë. Projekti gjithashtu nxit një kulturë të inovacionit dhe promovon barazinë gjinore përmes programeve të trajnimit dhe zhvillimit.

Ky aktivitet 3-ditor do të bashkojë pjesëmarrësit për të bashkë-krijuar zgjidhje praktike që promovojnë efiçencën e energjisë, dhe frymëzojnë ndryshime në sjellje të komunitetit. Pavarësisht nëse aplikoni si individ apo si pjesë e një ekipi, ju do të keni mundësinë të bashkëpunoni, të krijoni prototipe dhe të dizajnoni & prezantoni idetë tuaja me udhëzimin e mentorëve.

Këto janë fusha kyçe që do të trajtohen gjatë garës:

  • Energjia e Ripërtëritshme
  • Efiçenca e Energjisë
  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
  • Dizajni
  • Ndryshimi i Sjelljes
  • Inovacioni në Ekonominë Qarkore

Organizatorët kanë ndarë një fond prej 9,000€ për idetë më të mira!

Për më shumë të dhëna dhe informacion, shfletoni udhëzuesin e garës KËTU.

Për t’u regjistruar vizitoni ickosovo.com

/Telegrafi