Search

Greenpeace bën thirrje për ndalimin e kompensimeve të karbonit (carbon offset)

08 Tetor, 2021


Kompensimet e karbonit janë duke lejuar ndotësitë më të mëdhenj në të botë që të vazhdojn tutje me planet e tyre për të rrezikuar objektivat klimatike botërore, ka theksuar drejtoresha ekzekutive e Greenpeace International, Jennifer Morgan për Reuters.

Modeli lejon kompanitë ndotëse të kompensojnë emetimet e tyre duke blerë kredite për të ulur apo parandaluar lirimin e dioksidit të karbonit nga projekte në vende të tjera, siç janë mbjellja në masë të madhe e drunjve apo parqeve solare, që mund të kenë vlerë 50 miliard deri në vitin 2030, siaps task forcës të krijuar për të rritur tregun.

Grupet ambientaliste si Greenpeace thonë se është duke lejuar emetuesit e mëdhenj si gjigandët e naftës për të shtyrë ndërprerjen e emetimeve të tyre dhe për të shmangur heqjen nga hidrokarburet, një burim kryesor i gazrave serë që shkaktojnë ngrohjen globale.

“Nuk ka kohë për kompensime. Ne jemi në një emergjenc klimatike dhe kemi nevoj që të largojm karburantete fosile”, ka theksuar Drejtoresha Ekzekutive e Greenpeace, Jennifer Morgan, në konferncën Reuters Impact.

Ajo tha se një problem me mbjellen e drunjve si një mas për kompensim është se duhen 20 vite për drunjt që të rriten që të mund të kompensojn emetimet që ndodhin tani.

“Këto skemat e kompensimit… janë puro ‘larje jeshile’ në mënyrë që kompanitë, kompanitë e naftës, mund të vazhdojn të bëjnë atë që janë duke bërë për të siguruar një profit”, ka theksuar ajo.

Ka pasur probleme me mënyrën e numërimit të kredive

Në muajin prill CarbonPlan, një grup që ka hulumtuar integritetin e programit të projektuar për të kompensuar emetimet, ka theksuar se 29% e kompensimeve të karbonit nga pyjet ka analizuar se program në vlerë 2 miliard dollar në Kaliforni ka mbliverësuar sasinë e emetimeve që janë duke kompensuar, duke cuar totalin në 30 miion ton apo rreth 410 milion dollar, përcjell Reuters.

Paralajmërimi nga Greenpeace vije në një moment deciziv për tregun vullnetar të karbonit, ithtarët e të cilëve pranojnë nevojën për t’u bërë më transparent dhe të përgjegjshëm.

Delegatët në konferencën klimatike të OKB muajin e ardhshëm pritet që të punojnë në projektimin e një tregu për të kanalizuar paratë në kompensime dhe projekte për largim të emetimeve në një betej për të arritur net zero emetime të gazrave serrë deri në 2050, dhe për evituar ndikimet më katastrofike të ndryshimit klimatik.

Sidoqofë, kompanitë do të duhet të ndalojnë investimet në projekte të reja të naftës, gazit dhe thëngjillit nëse bota dëshiron të aarijë net zero në afatin e përcaktuar kohor, ka thënë Agjencioni Ndërkombëtar për Energji (IEA) në prill.