Search

Gratë, energjia zhvilluese e Fondit të Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё

11 Mars, 2024


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë i themeluar në vitin 2019, shumë shpejt u bë kryefjalë e efiçiencës së energjisë.

Në vetëm 2 vitet e fundit, FKEE implementoi masat e efiçiencës së energjisë në 83 objekte publike komunale, ndërsa për herë të parë, shpalli thirrjen publike për të subvencionuar me 45% të shumës së investimit për shtëpitë individuale.

Gjithë puna dinamike që zhvillohet për realizimin e projekteve të FKEE-së, pas vetes ka ekipin tejet profesional. Një staf i përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse, inxhinierë të profileve të ndryshme, arkitektë, ekonomistë, juristë dhe profesionistë të tjerë.

Në Ditën e Gruas, FKEE është jashtëzakonisht krenare që është institucioni me projekte të suksesshme, falë punës së madhe të grave, punonjëse të institucionit. Nga numri total i punonjësve që është 23, 61% janë gra.

Njomza, Drita, Fitorja, Gearda janë inxhinieret dhe arkitektet, emrat e të cilave janë vulat e projekteve publike dhe subvencionimit të shtëpive individuale. Dhe padyshim janë më shumë se gjysma e departamentit të operacioneve me 57%.

Arita, Ardiana, Delvina, Nora, Arbnora e Remzija, janë gratë që i qëndrojnë prapa secilit proces tjetër, financiar, ligjor e administrativ dhe përmbushin 64% të profesionistëve të tjerë.

Ardiana, Ardita e Anila janë 60%-shi i menaxhmetit të Fondit, të cilat përkujdesen që çdo proces të koordinohet dhe të ketë mbarëvajtje në zhvillim, me përpikëri dhe në harmoni me ligjin.

Si një nga fushat më të rëndësishme të kohës, efiçienca e energjisë, është duke u zhvilluar në rrugën e duhur me ndikimin madhor të grave, përkushtimin e pashoq të tyre në arritjen e qëllimeve të institucionit.

/FKEE