Search

Gjukaj: Maqedonia e Veriut nuk ka më rezerva të qymyrit

13 Korrik, 2021


Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, është përfshirë në diskutimin në kuadër të konferencs “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet të përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”.

Gjatë diskutimit Gjukaj tha se lajmet se Maqedonia e Veriut do të largojë qymyrin në vitin 2028 nuk duhen krahasuar me situatën në të cilën ndodhet Kosova, kjo pasi e para nuk ka më rezerva të qymyrit.

“Maqedonia e Veriut është një vend ku termocentralet ose rezervat e qymyrit janë përfunduar ose të mbaruara ose të shterruara plotësisht. Ndoshta është më mirë të shikojmë se sa importojnë, importojnë nga vendet përreth duke përfshirë Kosovën dhe i djegin në termocentralet e tyre “, tha Gjukaj.

Maqedonia e Veriut e para në rajon që përcakton datë për largimin e thëngjillit – termocentralet do të mbyllen deri në 2028

Lexo më shumë

“Për më tepër, Maqedonia e Veriut përveç termocentraleve të saj, ka rreth 35% në hidrocentrale, ka naftë ose karburant të rëndë, ka rafineri, kështu që nuk mund të bëhet një krahasim në aspektin e energjisë”, tha Gjukaj.

Gjukaj: Sektori i energjisë nuk është ndotësi më i madh i ajrit

Ish drejtori i KEK foli edhe rreth kritikave të padrejta ndaj sektorit të energjisë për ndotje të ajrit.

Duke iu referuar studimeve të JICA-s japoneze, Gjukaj tha se masat gjatë pandemisë treguan se sektori i energjisë kontribuon në ndotjen e ajrit me vetëm 17 përqind.

“Kritika tjetër është se ai është bërë një shënjestër për sektorin e energjisë, nuk e di kur ata do ta kuptojnë që sektori i energjisë nuk është ndotësi më i madh i mjedisit. Ne kishim pandeminë për ta treguar këtë. Kështu që duhej të ndodhte një pandemi ku qytetarët kishin kufizuar lëvizjen, dhe kuptuan që sektori i energjisë, po flas për termocentralet, ka një përqindje prej vetëm 17% në ndotjen totale”, tha Gjukaj.

Ai poashtu foli edhe për kujdesin që duhet të ketë qeveria në planifikimin e politikave të rradhës, duke theksuar obligimin e çdo qeverie, sigurinë e furnizimit.

Gjukaj kërkon që siguria e furnizimit të jetë në qendër të politikave energjetike

Gjatë diskutimit, sigurisë energjetike Gjukaj iu referua si alfa dhe omega e sektorit të energjisë.

“Siguria e furnizimit përbëhet nga dy shtylla, e para është ndërtimi mbi burime vendore ose në kontroll të qeverisë dhe e dyta të jetë e përballueshmëria për konsumatorin. Në rast se mund ta gjindet ky balans atëherë sektori është i vetë-qëndrueshëm ”, tha Gjukaj.

Gjukaj përdori edhe disa shembuj që ndihmojnë Kosovën të bëhet neutrale ndaj karbonit, sikurse prosumerët.

“Nëse duam, dhe ka mundësi të tjera që nuk u përmendën këtu, Kosova mund të jetë neutrale ndaj dioksidit të karbonit. Me shumë shembuj, nga konsumatorët ti kthej në prosumers, jo vetëm për të marrë energji por edhe për të prodhuar energji përmes paneleve, duke ndryshuar legjislacionin ”, tha Gjukaj.