Search

Gjermania do të refuzojë etiketimin e gjelbër të BE-së për energjinë bërthamore

18 Maj, 2022


Gjermania do të kundërshtojë planet e Bashkimit Evropian që të përfshijë energjinë bërthamore si një investim të qëndrueshëm në politikën e ‘taksonomisë’ apo emertimit si investime të gjelbra, ka bërë të ditur qeveria Gjermane të hënën.

Brukseli është duke synuar aprovimin nga vendet e BE dhe parlamentin Evropian për planin që të etiketojë gazin dhe energjinë bërthamore si investime miqësore ndaj mjedisit, që ka ndarë në opinione të ndryshme në mes të vendeve të cilat nuk pajtohen mbi kredencialet e gjelbra të karburanteve, përcjell Reuters.

Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, është një ndër ato që planifikon të refuzojë atë kur vendet do të votojnë planin në javët e ardhshme.

“Qeveria Federale ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj rregullave të taksonomisë për energjinë bërthamore. Kjo ‘jo’ është një sinjal i rëndësishëm politik që e bën të qartë: Energjia bërthamore nuk është e qëndrueshme dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë pjesë e taksonomisë,” ministria gjermane e mjedisit dhe ajo e e ekonomisë dhe klimës thanë në një deklaratë.

“Rrjedhimisht, qeveria federale do të votonte për Këshillin për të kundërshtuar aktin ligjor të deleguar të Komisionit të BE,” thanë ministritë.

Për të refuzuar rregullën, 20 nga 27 vendet anëtare të BE duhet ta refuzojnë atë – një cak që shihet si i pamundur për t’u arritur.

Megjithatë, qëndrimi i Gjermanisë mund të drejtojë opinionin në Parlamentin Evropian, ku shumica e 705 ligjvënësve të asamblesë mund të bllokojnë rregullat e gazit dhe ato bërthamore në një votim në korrik. Lexo më shumë

Taksonomia e qëndrueshme e financave të BE-së u krijua për të ofruar një “standard të artë” për investimet e gjelbra, duke kufizuar se cilat investime mund të etiketohen si miqësore me klimën vetëm për ato që mbrojnë vërtet planetin.

Prodhimi i energjisë bërthamore është pa CO2, por prodhon mbetje radioaktive.

Austria dhe Luksemburgu kanë kërcënuar me veprime ligjore lidhur me planin për të etiketuar investimet bërthamore si të gjelbra.

Plani për të etiketuar gazin si miqësor ndaj klimës është përballur me kritika nga vende duke përfshirë Spanjën, megjithëse disa vende kishin lobuar fort për taksonominë për të nxitur investimet e gazit për t’i ndihmuar ata të heqin gradualisht qymyrin. Gazi lëshon më pak CO2 se qymyri kur digjet, por shoqërohet gjithashtu me rrjedhje të metanit, një gaz i fuqishëm serrë.

BE shtyn afatin mbi rregullat e investimeve të gjelbra për energjinë bërthamore dhe gazin

Lexo më shumë

Franca dhe Gjermania ‘pajtohen të mos pajtohen’ me masën e BE-së për energjinë bërthamore!

Lexo më shumë