Search

Gjermani – Gazi natyral dhe hidrogjeni të transportohen së bashku në rrjetin aktual kombëtar të gazit prej 511,00km

07 Prill, 2021


Iniciativa e projektit të Ruajtjes së Energjisë dhe Zgjidhjeve të Hidrogjenit në Gjermaninë Lindore (HYPOS) është duke punuar për të ndërtuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes përgjatë Gjermanisë për të mundësuar transportimin e hidrogjenit.

Synimi duket se është krijimi i një infrastrukture të mençur të rrjetit të shpërndarjes dhe stacione të ruajtjes që do të bëjnë një burim të pastër të energjisë të disponueshëm për të gjitha regjionet në Gjermani.

Hulumtuesit tek Frauhofer-Gesellschaft kanë zhvilluar një teknologji të membranës që mundëson një ndarje të hidrogjenit nga gazi natyral që do të ishte më energji efiçente dhe ekonomike.

Zbulimi teknologjik pritet të mundësoj transportimin e gazit natyral sëbashku me hidrogjenin në tubacion të njejtë, mirëpo në bazë të kërkesës substanca ndahet para arritjes në destinacionin final

Besohet që kjo do të mbështes projektin HYPOS që është duke synuar të intregoj hidrogjenin në rrjetin ekzistues të gazit në Gjermani, që përbënë në total 511,000km dhe 33 stacione të ruajtjes së gazit.

Zbulimi apo përparimi i kësaj teknologjie nënkupton mundësinë e lëvizjes së këtyre dy substancave përmes rrjetit kombëtar të gazit natyral dhe më pastaj të izolohen nga njëra tjetra në destiancionin përfundimtar.

Dr. Adrian Simon, menaxheri i grupit tek Fraunhoger IKTS, tha që, “Avantazhet e kësaj infrastrukture që të lejoj furnizimin e hidrogjenit në rrjetin e gazit poashtu. Këto dy substanca mund të transportohen sëbashku në një linjë”.

“Në momentin kur arrijnë në destinacion, ne mund t’i ndajmë ato nga një tjetra përsërsi nëse nevojitet”.

Hidrogjeni i krijuar në këtë mënyrë mund të përdoret për larmi të gjerë të proceseve duke përfshirë edhe prodhimin çelikut duke reduktuar në masë të madhe emetimet e CO2.

Ndryshe, hulumtuesit tek Fraunhofer IKTS aktualisht janë të angazhuar për të zhvilluar teknologjinë në atë shkallë që do të lejonte ndarjen e sasive edhe më të mëdha të gazit natyral dhe hidrogjenit me ndërtimin e prototipeve që tashmë janë të gatshme.

 

Janë zbuluar planet në vlerë prej 1.5 miliardë dollar për integrim të hidrogjenit në vijën bregdetare veriperëndimore të Gjermanisë

Lexo më shumë