Search

Gjatë këtij viti do të përgatitet projektligji për performancën energjetike në ndërtesa

22 Qershor, 2022


Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2022 duke shtuar katër projektligje.

Një nga projektligjet e shtuara, e që pritet të votohet në Qeveri në pjesën e fundit të vitit, është edhe projektligji për performancën energjetike në ndërtesa.

“Shtohen në program legjislativ projektligji për inspektoratin e arsimit, projektligji për performancën energjetike në ndërtesa, projektligji për planifikim hapësinor dhe projektligji për inspektime shëndetësore”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen ku shqyrtoi një sërë çështjesh të ndryshme.