Flota e veturave elektrike “Taxi Tesla” fillon punën në Prishtinë
May 06, 2022

Shpikja që ka bërë revolucion në botën automobilistike tashmë ka ardhur edhe në Prishtinë. Qytetarët e Prishtinës tani mund të bëjnë udhëtimet e tyre me taksi duke shkaktuar zero ndotje, kjo falë iniciativës së afaristit nga diaspora, Zekirja Ramushi.
Afaristi nga diaspora ka sjellur një flotë prej 40 veturash elektrike të tipit Tesla, të cilat ofrojnë për udhëtarët komoditet, siguri, kursejnë xhepin e qytetarit dhe janë miqësore ndaj natyrës.
Në hapjen solemne të kompanisë, drejtori general Ardian Uka tregoi se planifikojnë që projektin ta zgjerojnë edhe në qendra tjera.
“Në këtë projekt nuk jemi futë vetëm për pesë ditë, por për një kohë të gjatë. Dhe do të jemi pranë jush jo vetëm në Prishtinë, ideja është me u zgjeru më shumë dhe në gjithë territorin e Kosovës”, tha Uka.
Për sigurinë e atyre që udhëtojnë me Taxi Teslla në Prsihtinë kujdesen jo vetëm shoferët profesionistë, por edhe 16 kamera të rezolucionit të lartë të vendosura në të gjitha këndet e veturave.
Kohë më parë është licencuar edhe flota e parë e taksive elektrike në Prishtinë në partneritet me Volkswagen
Ndryshe, pak kohë më parë ndërmarrësi nga Prishtina, Fidan Hallaqi kishte njoftuar se kompania e tij është licencuar për flotën e parë të taksive me vetura elektrike në Prishtinë, në partneritet me Volksëagen.
“Pas dy vite hulumtim, planifikim dhe testime…po fillojme! Sapo u licencuam per floten e pare te taksive me vetura elektrike ne Prishtine. Se shpejti, ne partneritet me Volksëagen, qytetaret dhe vizitoret e Prishtines do te perjetojne nga afer udhetimin pa ndotje dhe me nje komoditet te larte qe sjelle familja e VW ID”, kishte shkruar Hallaqi në rrjete sociale.

Prishtina po bëhet me taksi kompaninë e parë me vetura elektrike
Ndryshe, kryeqytetasit përballen me ndotje të madhe të ajrit, të shkaktuar nga një numër faktorësh, duke përfshirë edhe veturat me djegie të karburanteve.
Ndotja e ajrit në Kosovë shkakton pasoja të shumta. Sipas përllogaritjeve, 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak ndotjes së ajrit, ndërkaq kostoja ekonomike arrin mbi 240 milionë euro.
Sipas një studimi nga organizata Çohu, po të mos kishte vetura me djegie të karburanteve, ndotja e ajrit në Kosovë do të ishte 50 për qind më e ulët.
Studimi kishte marrë për bazë periudhën e vetizolimit, kur rënia e emetimeve të dioksidit të azotit, të shkaktuara nga djegia e karburanteve, kishte rënë për 50-60 përqind.