Search

FKEE: Përmes investimeve rritet efiçienca e energjisë në shkollë publike në Viti

February 24, 2026


Fondi për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka publikuar rezulatat e investimeve në shkollën “Njazi Rexhepi” në Viti.

Kursimi financiar pritet të arrijë deri në 78%, pas implementimit të masave të efiçiencës së energjisë që FKEE ka realizuar.

Investimet e realizuara përfshinë punimet në izolimin e jashtëm të mureve dhe kulmit, instalimin e kaldasë me pellet si dhe vendosjen e ndriçimit LED efiçient.

Përveç kursimit, rreth 285 nxënës dhe staf, po mbajnë mësim në kushte më të mira, falë këtyre intervenimeve.

Ky projekt është një nga 17 projektet për të cilat auditimi dhe dizajni janë mundësuar nga Banka Botërore, ndërsa investimet janë financuar nga qeveria, raporton Kosovo Energy.