FKEE ka ndërmarrë investime me vlerë prej 6.6 milionë euro në tërë Kosovën
January 17, 2025

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë, FKEE, ka njoftuar se përmesë investimeve të përbashkëta me komunat e Kosovës pritet të përmisohet efiçienca e energjisë në 28 ndërtesa sociale, të cilat do të ndihmojnë rreth 785 familje.
“Me një investim të parashikuar prej rreth 6.6 milionë euro, FKEE drejt transformimit të 28 ndërtesave sociale shumë-banesore në 13 komuna, për të përmirësuar standardet e jetesës për mbi 785 familje – për më shumë se 3,400 qytetarë, duke përfshirë 77 familje nga komunitetet pakicë.”, thuhet në njoftimin e FKEE.
Kjo shihet si një iniciativë që jo vetëm promovon efikasitetin energjetik, por rrit ndjeshëm cilësinë e jetës dhe qëndrueshmërinë ekonomike për familjet financiarisht të cenueshme.
Se si janë të shpërndara këto investime mund të shihni në grafin e mëposhtëm.
