Search

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik, Balluku: Së shpejti edhe dy kontrata të tjera

19 Korrik, 2024


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, firmosi këtë të enjte marrëveshjen me kompaninë austriake “Verbund AG”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.

Balluku bëri të ditur se marrëveshja u arrit përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë.

Po ashtu, Balluku informoi se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera, të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.

Kujtojmë se në vitin 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri përzgjedhodhi gjashtë kandidatët për të kaluar në fazën e dytë të një procedure tenderimi për ndërtimin e paqeve eolike.

Ministria zgjodhi dy konsorciume dhe katër ofertues individualë për të vazhduar procedurën e tenderimit, nga 17 kandidatë që paraqitën interes.

Sipas informacioneve paraprake, parqet e erës pritet të fillojnë funksionimin në vitin 2025.

Këto parqe eolike do të jenë parqet e para në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme, nga 10 megavat deri në 75 megavat.

Shuma totale e këtyre parqeve është nga 100 deri në 150 megavatorë.

Ndërkohë që kjo është faza e parë dhe 6 kompanitë fituese të kësaj faze, të cilat kanë dalë pas një procesi shumë të gjatë vlerësimi janë: ‘Total Eren’, kompani franceze, ‘Verbund’, kompania gjermane; Voltalia, kompani franceze; Eksim Yatrin Holding, kompani turke; Ayen dhe Salillari, kompani turke dhe shqiptare, konsorcium; Guris dhe Mogan Energy, një tjetër kompani turke.

Ndërkohë, më herët është bërë me dije se projekti për dy parqe me erë në veriperëndim të Shqipërisë – më konkretisht në Lezhë, pranë detit Adriatik – është shpallur investim strategjik në vend.

Sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, projekti në fjalë, prej 244 milionë eurosh, ka përmbushur kushtet e nevojshme për t’u trajtuar si një investitor strategjik, status të cilin e ka marrë një vit më parë.

Dy firmat e projektit “Biopower Green Energy” dhe “Marseglia Group” synojnë të instalojnë turbina me erë me një kapacitet të kombinuar prej 234 MW.

Zhvilluesit me status kanë akses në programet mbështetëse dhe asistencë administrative, veçanërisht me shpronësimin e tokës.

Deri më tani, Shqipëria nuk ka ende të instaluar asnjë turbinë me erë.

Shqipëria po përgatit një ankand të energjisë së erës për 100 MW në total
Qeveria po punon gjithashtu për një projekt të paidentifikuar të energjisë së erës në det të hapur. Ajo po përgatit një ankand të energjisë së erës për vitin e ardhshëm me një kuotë prej 100 MW, e cila mund të rritet në 150 MW. Projektet e pranueshme janë midis 10 MW dhe 75 MW.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria do të transformohet në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe njëkohësisht eksportuese të një energjie të gjelbër të rinovueshme.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt horizontit të ‘Shqipërisë 2030’”, tha ai gjatë ceremonisë së hapjes së ankandit për ngritjen e parqeve eolike.

/Albanianpost.com