Debat Publik: Nënstacioni dhe linja transmetuese në Malishevë
Event Date: February 7, 2024 10:00 am

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës organizojnë:
DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Nënstacionit NS 220/35/10 (20) kV Malisheva me linjën transmetuese 220 kV.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 07.02.2024 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës – Kati II në Malishevë, do të organizohet debat publik nga Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM, në linkun e mëposhtëm.
Fjalëkalimi: Pjxm7M
Klikoni këtu për të lexuar raportin e VNM-së për Kompaninë KOSTT” sh.a. Prishtinë.