Search

Dita botërore pa makina – sektori i transportit në raport me ndryshimet klimatike dhe ku është Kosova në këtë tranzicion

22 Shtator, 2022


22 shtatori shënohet si Dita Botërore pa Makina, dhe përfaqëson një iniciativë mbarëbotërore për të inkurajuar shoferët të bëjnë një pushim nga vozitja dhe të eksplorojnë alternativa. Pra, merrni pjesë në Ditën Botërore Pa Makina dhe ndjeni ndryshimin që bën për mjedisin përreth jush.

Zakonisht, emetimet e automjeteve janë rezultat i cilësisë së dobët të karburantit dhe rregullimit të dobët të automjeteve në mbarë botën.

Prandaj, ditët pa makina janë një mundësi masive për qytetet që të kuptojnë se sa shumë ndotja ndikon në jetën tonë, pasi padyshim emetimet e automjeteve janë një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në natyrë, veçanërisht në qytete.

Gjatë vetë-izolimit ndotja nga automjetet ka rënë për 50%

Duke u bazuar në të dhëna të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, organizata Çohu pretendon se në periudhën mars – prill 2020, në kohën e vetizolimit në Kosovë, ka pësuar rënie prej 50 për qind të emetimit të dyoksidit të azotit që lirohet nga djegia e karburanteve.

‘Sipas të dhënave të AMMK-së, krahasimi mes periudhës mars-prill 2019 dhe mars-prill 2020 (në kohën e vetizolimit në Kosovë) ka pasur rënie për 50 për qind të emetimit të dyoksidit të azotit që lirohet nga djegia e karburanteve’, kanë thënë Çohu / Preportr.

Aktualisht në Kosovë janë të regjistruara 562 mijë e 426 automjete. 108 mijë e 975 janë prodhuar para vitit 1990, shkruajnë Çohu.

Sipas raporteve, 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak ndotjes së ajrit, ndërkaq kostoja ekonomike arrin mbi 240 milionë euro.

Çohu/Preportr: Gjatë vetë-izolimit ndotja nga automjetet ka rënë për 50%

Lexo më shumë

Masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19, kanë ndikuar të përmirësohet cilësia e ajrit deri në 50%

Lexo më shumë

Strategjia e kryetarit të Prishtinës është që kryeqyteti të ketë ajër të pastër me një sistem të ri menaxhimi

Qyteti me një nga ndotjet më të koncentruara dhe më të rrezikshme të ajrit është kryeqyteti i vendit, Prishtina.

Megjithatë, kjo çështje nuk është trajtuar siç duhet apo mjaftueshëm nga lidershipet e mëparshme.

Përparim Rama, kryetari aktual i Prishtinës në raste të ndryshme ka diskutuar për planet se si të trajtohet çështja e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Ndonëse një pjesë e konsiderueshme vjen nga termocentralet aty pranë që ndodhen në komunën fqinj të Obiliqit, nivelet e rrezikshme të ndotjes së ajrit në sezonin e dimrit janë edhe punë e qytetarëve që përdorin thëngjillin për ngrohje, por edhe sektorit të transportit.

Në këtë kuptim, Rama tha se në aspektin afatmesëm se do ta bëjnë analizën e të gjitha shtëpive që për momentin djegin ose përdorin kaldaja të vjetra dhe djegin materiale të lagëta që krijojnë një ndotje më të madhe të ambientit, të ajrit dhe me eko e-bus, eko kaldaja mundemi ta ulim ndotjen e ajrit deri ne 95 % kështu që janë efikase shumë, thotë ai .

Ndërkohë, është konfirmuar nga zyrtarë të komunës së Prishtinës se kryeqytetit shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe 30 autobusë të rinj, që do të operojnë brenda kryeqytetit në bazë të planit të mobilitetit në linjat qendrore, ku disa prej tyre do të jenë elektrik.

Përparim Rama: Do ta ulim ndotjen për 95% me e-scooters, autobus elektrik dhe eko-kaldaja

Lexo më shumë

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

Lexo më shumë

Ndotja globale nga sektori i transportit, dhe ku është përdorimi i automjeteve elektrike

Sipas një raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), emetimet e CO2 nga sektori global i transportit kanë rënë mbi 10% në 2020, në 7.2 GtCO2 në 2020, nga gati 8.5 Gt në 2019.

Sërish, kjo mund ti atribuohet më shumë edhe mungesës së lëvizjes dhe bllokimit të veprimtarive të ndryshme ekonomike në saje të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, kërkesa për transport në vitin 2021 po rimëkëmbet, me kërkesën për transport pasagjerësh dhe mallrash që pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi.

Mirëpo, e rëndësishme është të theksohet edhe rritja e cka pritet të jetë zgjidhja e këtij problemi, automjetet që funksionojnë jo me lëndë djegëse por me energji elektrike.

Shpërndarja e automjeteve elektrike është rritur me shpejtësi gjatë dhjetë viteve të fundit, me 16 milionë në rrugët e botës në fund të vitit 2021, thuhet në raportin e IEA.

Regjistrimet e makinave elektrike u mundësuan gjatë pandemisë, pavarësisht nga një rënie në mbarë botën në shitjet e përgjithshme të makinave. Në vitin 2021, shitjet e automjeteve elektrike u dyfishuan për të arritur në 6.7 milionë, duke përfaqësuar afërsisht 9% të shitjeve globale të makinave.

Mirëpo, vendet si Kosova kanë punë për të bërë nëse dëshirojnë të konsiderojnë aplikimin e automjeteve elektrike si zgjidhjen adekuate për këtë problem.

Sigurisht, ndotja do të ulet ndjeshëm nga mos djegia e burimeve fosile si nafta, benzina apo gazi, por furnizimi i atyre automjeteve elektrike sigurisht se duhet të jetë me energji të pastër nga burimet e ripërtëritshme për t’u konsideruar si punë plotësisht e kryer dhe plotësim i misionit.

REL: Varësia nga qymyri ua humb efektin veturave elektrike në Kosovë

Lexo më shumë