Search

Çohu/Preportr: Gjatë vetë-izolimit ndotja nga automjetet ka rënë për 50%

November 23, 2020


Duke u bazuar në të dhëna të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, organizata Çohu pretendon se në periudhën mars – prill 2020, në kohën e vetizolimit në Kosovë, ka pësuar rënie prej 50 për qind të emetimit të dyoksidit të azotit që lirohet nga djegia e karburanteve.

‘Sipas të dhënave të AMMK-së, krahasimi mes periudhës mars-prill 2019 dhe mars-prill 2020 (në kohën e vetizolimit në Kosovë) ka pasur rënie për 50 për qind të emetimit të dyoksidit të azotit që lirohet nga djegia e karburanteve’, kanë thënë Çohu / Preportr në postimi ne tyre në rrjete sociale.

Aktualisht në Kosovë janë të regjistruara 562 mijë e 426 automjete. 108 mijë e 975 janë prodhuar para vitit 1990, shkruajnë Çohu.

Kostoja e vozitjes së veturave elektrike është 6 herë më e ulët se vozitja e një veture të rregullt

Lexo më shumë

Ndotja nga përdorimi i qymyrit dhe qarkullimi i automjeteve konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes.

Sipas raporteve, 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak ndotjes së ajrit, ndërkaq kostoja ekonomike arrin mbi 240 milionë euro.

‘Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk siguron cilësinë e importeve dhe atë të tregut të brendshëm. Edhe në rastet kur identifikohen derivate jocilësore – ato nuk asgjësohen’, kanë thënë Çohu.

Britania e Madhe publikon planin e rikuperimit, planifikon të largojë veturat me benzinë dhe naftë në vitin 2030

Lexo më shumë