Cilat janë disa nga makinat elektrike më të mira të vitit 2024?
December 30, 2024

Tani makinat elektrike ofrohen nga pothuajse të gjithë prodhuesit më të njohur të veturave, mirëpo cilat janë më makinat më të mira deri më tani? Më poshtë kemi listuar disa nga makinat elektrike më të pëlqyerat gjatë këtij viti.
15. Fiat 500 – Abarth 500e

500 është i vogël, por për personat që nuk kanë nevojë për shumë hapësirë, mund të jetë makina juaj perfekte. Kjo për shkak se kjo makinë është efikase dhe ka një brezë të gjerë kilometrash, gjë që e ka bërë mjaft të pëlqyr për udhëtime të qëndrueshme dhe nëpër autostrada.
Abarth bazohet në Fiat 500 me një dizajn të retro-modernizuar sipas tematikës së viteve 1950. Kësaj makine i është shtuar artifilialisht një zhurmë në motor, për të imituar një makinë me benzinë.”
14. Renault Scenic E-Tech

Vetura elektrike Renault Megane E-Tech Electric, ka pasur shumë ankesa për hapësirë të pamjaftueshme në pjesën e pasme. Scenic është makina kryesisht me Megan në pjesën e përparme, por ka më shumë hapsirë të përkushtuar në pjesën e pasme.
Poashtu, Scenic ofron një bateri më të madhe se Megan, andaj ka një brezë më të gjatë të vozitjes.
13. Volvo EX30

Si zakonisht, Volvo ofron siguri dhe rehati. Me EX30, Volvo ka arritur të krijoj dhe makinën me gjurmën më të ultë të karbonit në treg.
12. BMW i4

Kjo është një makinë elektrike e cila nuk duket si një anije kozmike, gjë që u pëlqen shumë njerëz. Mirëpo, superfuqia sekrete e kësaj makine është se nga mënyra se si kjo makinë reagon në rruhë është si një BMW e tipike.
11. Volkswagen ID.7

ID.7 ka performuar shkëlqyeshëm në shumë kategori. Ka hapësirë, komoditeti, diapason të gjerë të ngasjes me një mbushje dhe efikasiteti.
Mbi të gjitha, është më e lehtë për t’u përdorur dhe më pak e çuditshme sesa modelet e mëparshme të ID-së.
10. Jeep Avenger

Jeep ka ndërtuar një makinë të shkëlqyer të qytetit. Kjo është një makinë e vogël dhe e manovrueshme.
9. Polestar 2

Kjo makinë është pëlqyer pasi që është e bukur mirëpo nuk bie shumë në sy. Është krijuar për të funksionuar pa probleme, jo për t’ju mahnitur me digjitalizim total (i cili shpeshherë shkakton ngatrresa në makinat e reja).
8. BMW i7

Seria e re 7 ka padyshim a interiorin më të mirë në botën e automobilave. Verzioni elektrik ka ruajtur këtë hijeshi mirëpo ofron dhe një vozitje jashtëzakonisht të qetë edhe në shpejtësi të mëdha. Kjo makinë është e lehtë për t’u drejtuar, dhe jashtëzakonisht efikase për një makinë kaq të madhe.
7. Dacia Spring

Kjo është një makinë e thjeshtë dhe komode. Ruan ëndrrën e një makine elektrike me ndikim të ulët në ambient, mirëpo peshon aq sa një makinë konvencionale.
6. BMW i5

BMW i5 është një makinë e re e jashtëzakonshme. BMW këtu ka kombinuar dinamizmin e Serisë 3 me luksin e Serisë 7.
4. Tesla Model 3 / Tesla Model Y

Kjo është e ardhmja që Elon Musk ka premtuar – një makinë e mençur, një sens humori dhe një pamje të re të normave të vjetra. Pasi ta provoni këtë, repmobili juaj i vjetër thjesht do të ndihet paksa i mërzitshëm. Modeli 3 ka qenë në prodhim që nga mesi i vitit 2017, por asgjë në treg ende nuk ka arritur ta mposht atë në të gjitha frontet. Edhe pse jo pa të meta, ajo është thjesht një nga makinat më interesante, më bindëse në botë për momentin. Shumë madje thon se kjo makina ka ndryshuar industrinë automobilistike.
4. MG4

Në pamje të parë, MG4 nuk duket si një makinë shumë emocionuese. Por për çmimin e saj, kjo makinë është vlersuar shumë. Ka një rang të gjatë të km që mund të kaloj me një mbushje, karikim të shpejtë, pajisje moderne, dinamikë të mprehtë dhe tani një pamje me stil.
3. Porsche Taycan

Kjo veturë është që quajtur si një Porsche i zakonshëm, vetëm se furnizohet me energji elektrike. Taycan ofron një vozitje të këndshme dhe ofron shprejtësinë dhe adrenalinën e një makine të vërtet sportive.
2. Rolls-Royce Spectre

Rolls-Royce ka pranuar evolucionin e makinave elektrike në familjen e tyre. Kjo makinë ofron ende një kënaqësi luksoze për të cilën njihet Rolls-Royce, mirëpo duke ju përshtatur tregut modern elektrik.
1. Hyundai Ioniq 5 N

Për momentin, Ioniq 5 N është një makinë elektrike që vepron si një makinë konvencionale kualitative. Ka shumë nga talentet që prisni nga një makinë elektrike, dhe shumë të tjera që deri tani janë unike. Prandaj, prej shumë përdorëuesve është konsideruar si një kapitull i ri dhe i shkëlqyer I makinave me bateri elektrike.”
Kjo veturë nuk është e shpejtë, është e sigurt dhe lozonjar kështu që është argëtues edhe kur nuk ecën shpejt. Është gjithashtu e dobishëme dhe i gjithanshëm.
//Top Gear