Search

Rumani: CE Oltenia planifikon të zvogëlojë emetimet e CO2 për 38% por nuk ndalon së investuari në thëngjill

27 Gusht, 2020


Complexul Energetica Oltenia (CE Oltenia), prodhuesi i dytë më i madh i energjisë elektrike në Rumani, ka përpiluar planin për ristrukturimin dhe dekarbonizimin me qëllim të reduktimit të prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Sipas këtij plani, CE Oltenia planifikon të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit për 38% përmes investimeve që kapin shumën prej 1.5 miliard eurosh.

Përfaqësues të CE Oltenia kanë thënë se pas implementimit të plotë të planit, miksi i ri energjetik  në Rumani do të përfshijë thëngjillin, gazin natyral, dhe burimet e ripërtëritshme.

Ndryshe, CE Oltenia prodhon rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Rumani, dhe aktualisht punëson rreth 13,000 njerëz.

Investiment në miniera dhe termocentrale me thëngjill kapin shumën prej 410 milion euro

CE Oltenia dhe Rumania nuk planifikojnë të largohen nga përdorimi i qymyrit edhe për një kohë të gjatë. Nga shuma e përgjithshme e investimit, rreth 410 milion euro do të investohen në miniera dhe termocentrale me thëngjill.

‘Diversifikimi i burimeve të energjisë për të siguruar të ardhmen e kompanisë the të puntorëve nuk do të thotë një mbyllje të menjëhershme të mihjeve të linjitit, por një reduktim gradual të këtyre aktiviteteve, të cilat do të vazhdojnë dhe pas vitit 2030’ sqaruan përfaqësus të kompanisë në lidhje me investimet.

Plani përfshinë ndërtimin e tetë parqeve solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 700 megavatësh

Plani përfshin investime në projekte të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë tetë parqe për prodhimin e energjisë nga burimet solare, me kapacitet të instaluar prej 700 megavatësh dhe modernizimin e mini-hidrocentralit në Turceni, me kapacitet të instaluar prej 10 megavatësh.

Dokumenti parashikon edhe zhvillimin e kapaciteteve të reja me gaz natyral, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1.3 gigavatësh.

Sipas planifikimit, të gjitha projektet do të fillojnë operimin më 2026 dhe bashkë do të kenë një kapacitet të instaluar prej 2 gigavatësh.

Plani i ristrukturimit shihet si e vetmja zgjidhje për kompaninë përballë shumë sfidave

Qeveria e Rumanisë nisi planin për ristrukturimit si zgjidhjen e vetme afatgjate për shpëtimin e kompanisë CE Oltenia, aktiviteti kryesor i së cilës është kritik për sistemin e energjisë në Rumani, sigurinë nacionale energjetike dhe punësimin e banorëve.

Plani tashmë është prezantuar tek Kryeminsitri Ludovic Orban, dhe do të dërgohet në Komisionin Evropian deri në fund të muajit Gusht.

Më herët këtë vit, përfaqësuesi i BE ka aprovuar planet e Rumanisë për të dhënë hua prej 251 milion euro për CE Oltenia, por me kushte shumë strikte.