Search

CDU kërkon vendim të shpejtë për centralet bërthamore në Gjermani

August 05, 2022


Kryetari i CDU-së Friedrich Merz i ka bërë thirrje Budestagut për një vendim të shpejtë për mbajtjen nën operim të centraleve bërthamore gjermane.

Vazhdimi i funksionimit të tre centraleve të mbetura bërthamore gjermane është teknikisht dhe ligjërisht e mundur, tani duhet vendosur nëse është edhe politikisht e mundur, tha kryetari i CDU-së Friedrich Merz pas një vizite në termocentralin bërthamor Isar 2 në Bavari.

Gjermania shqyrton kthimin te energjia bërthamore

Lexo më shumë

Merzi theksoi se mbajtja në funksion e këtyre centraleve nuk do të thotë parimisht edhe kthimin tek energjia bërthamore.

CDU/CSU janë gati të bëjnë shpejt ndryshimet përkatëse legjislative për të zgjatur jetëgjatësinë e centraleve, të cilat ndryshime duhet të miratohen nga Bundestagu para fundit të gushtit.

Duke marrë parasysh kohën që duhet për të porositur shufra të reja katodike, vendimet duhen marrë në gusht, tha Merz.

“Në shtator gjendja bëhet kritike, në Krishtlindje është e pamundur”.

Scholz: ‘E arsyeshme’ të mbahen në punë centralet bërthamore në Gjermani

Lexo më shumë

Shefi i CSU-së, Markus Söder, i cili shoqëronte Merz-in, kërkoi që termocentralet bërthamore të vazhdojnë të funksionojnë të paktën deri në vitin 2024.

“Gjermania është në një emergjencë energjetike. Në dimër, duhet të llogaritet jo vetëm mungesa e gazit, por edhe e energjisë elektrike. Është koha për të vepruar dhe jo për t’u qarë apo për të marrë me taktika”, tha Söder.

Sipas legjislacionit aktual, tre centralet e fundit bërthamore gjermane “Isar 2” në Bavari, “Neckaruestheim 2” në Baden-Württemberg dhe “Emsland” në Saksoninë e Ulët do të mbyllen në fund të vitit.

Parlamenti i BE-së mbështet emërtimin si “të gjelbra” për gazin dhe investimet bërthamore

Lexo më shumë