Bullgaria pretendon se ka argumente kundër mbylljes së termocentralеvе
30 Mars, 2023
![](https://kosovo.energy/wp-content/uploads/2020/08/coal.jpg)
“Bullgaria ka argumente serioze për të shtyrë mbylljen e termocentraleve të qymyrit të paktën deri në vitin 2030. Ne po përballemi me një krizë serioze energjitike, një deficit rajonal”.
Kështu tha për BNR eksperti i energjisë dhe kryetari i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski.
Problemi është se autoritetet bullgare nuk arrijnë t’i paraqesin qartë këto argumente në KE, siç bëri Serbia dhe shtyu afatet për mbylljen e termocentraleve të qymyrit (Serbia nuk është anëtare e BE-së, por merr pjesë në Planin e Tranzicionit të Drejtë), është i mendimit eksperti.
![](https://kosovo.energy/wp-content/uploads/2020/10/bulgaria_maritsa_powerplant_energy_kosovo_lignite_coal_NECP-300x188.jpg)
Bullgaria kundërshton uljen me 40 për qind të ndotjes nga termocentralet
Sipas tij, në 10-12 vitet e ardhshme Bullgaria duhet të investojë në sisteme për ruajtjen e energjisë nga burimet ripërtëritëse energjetike.
Mjetet sipas planit për një tranzicion të drejtë janë rreth 800 milionë euro. Po të isha menaxher do të hiqja dorë nga këto para – aq fitohet në një vit nga termocentrali Marica Iztok 2”, komentoi Hinovski.
![](https://kosovo.energy/wp-content/uploads/2023/03/maritsaeast2-300x222.jpeg)