Britania e Madhe publikon planin e rikuperimit, planifikon të largojë veturat me benzinë dhe naftë në vitin 2030
November 23, 2020
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar investime masive publike për të ringjallur ekonominë nga pandemia. Plani i gjelbër dhjetë-pikësh i Britanisë së Madhe është i fokusuar në energji të pastër, transport, inovacion dhe efiqiencë të energjisë dhe përshpejton largimin e veturave me benzinë dhe naftë.
Planit i shumë-pritur i rikuperimit ekonomik të Britanisë së Madhe do të përkrahë mbi 250,000 punësime dhe do të zvogëlojë emetimin e gazërave serrë në nivel të kënaqshëm para gjysmë-shekullit.
Sipas planit të ri, ndalimi i shitjes së veturave dhe furgonëve që shfrytëzojnë benzinë dhe naftë do të ndodhë në vitin 2030, dhe jo në vitin 2040 sic ishte paralajmëruar më herët.
Kryeministri Johnosn ka thënë se rreth 12 miliardë do të shpenzohen në dhjetë vitet e ardhshme për të tejkaluar ndikimet e COVID-19 në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa pritet që sektori privat do të investojë tri herë më shumë se aq.
Ndër tjerash, plani dhjetë-pikësh i Britanisë së Madhe parasheh rritje investimesh në kapacitete të prodhimit të rrymës nga era për 40 gigavat deri në vitin 2030, të mjaftueshme për të ndriquar cdo shtëpi.
Britania e Madhe do të investojë edhe në zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nga hidrogjeni deri në 5 gigavatë si dhe në kapjen dhe ruajtjen e deri në 10 milion tonë të dioksidit të karbonit.
Përmes investimeve të shumta, sikurse ato të lartëcekura, Britania e Madhe do të përjetojë revolucion industrial të gjelbër në dekadat në vijim, ka thënë kryeministri Johnson.
‘Revolucioni ynë i gjelbër industrial do të fuqizohet nga turbinat me erë të Skocisë dhe Veri-Lindjes, të lëvizura nga veturat elektrike të Midlands dhe të avancuara nga teknologjitë më të fundit të zhvilluara në Uells, për të mundësuar një të ardhme më prosperuese, të ardhme të gjelbër’, ka thënë Johnson deri sa po tregonte për planin.