BRE: Udhëzues i ri për përcaktimin e lokacioneve për projektet e reja
February 18, 2025

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar një udhëzues për identifikimin dhe përcaktimin e zonave prioritare për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme me qëllim të minimizimit të konflikteve mjedisore dhe sociale.
Në dhjetor të vitit 2024, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë ka miratuar një rekomandim për përshpejtimin e vendosjes së projekteve të energjisë së ripërtëritshme, duke ftuar palët kontraktuese të mundësojnë hapsirën ligjore dhe institucionale për dispozitat e Direktivës së rishikuar të Energjisë së Rinovueshme EU/2023/241319 (RED3) në lidhje me konceptin e zhvillimin e BRE-ve dhe lehtësimin e lidhjeve me rrjet.
RED3 kërkon që shtetet anëtare të përcaktojnë zona me potencial të lartë zhvillimi ku impiantet e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe sistemet e baterive nuk do të kenë një ndikim të negativ në mjedis.
Qëllimi është të mbështesë vendimmarrësit, ekspertët dhe investitorët, duke ofruar një analizë të llojeve të ndryshme të sipërfaqeve prioritare duke përshpejtuar tranzicionin e energjisë së pastër, thuhet në plan.
Përafërsisht gjysma e kapaciteteve aktualisht të instaluar si për energjinë e erës ashtu edhe për atë solare është ndërtuar kryesisht në tokë me konflikt të lartë mjedisor ose social.
Autorët e dokumentit theksuan rezultatet e një studimi të kryer së fundmi për rajonin pan-evropian, duke përfshirë edhe disa palë kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Studimi tregon se qasja e akutale sa i pëketë përcaktimit të lokacionit të projekteve të BRE-ve, është e bazuar kryesisht në maksimizimin epotencialit energjetik. Kjo ka shkaktuar që në mënyrë disproporcionale të shfrytëzohen dhe tokat me konflikt të lartë.
Mirëpo udhëzuesi prezanton një metodologji hap pas hapi për hartimin e zonave me konflikt të ulët. Metodologhua gjithashtu bazohet në qasjen e ruajtjes së hapsirave konservative me qëllimet e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Pikët kyçe për të u shqyrtuar janë: çatitë dhe fasadat e ndërtesave, infrastrukturën e transportit dhe rrethinat e tyre direkte, zonat e parkimit, fermat, vendet e mbeturinave, vendet industriale, miniera, trupat ujorë artificialë, liqenet ose rezervuarët, infrastruktura e trajtimit të ujërave të zeza urbane dhe toka të degraduara që nuk mund të përdoren për kulturim.
Udhëzuesin e plotë mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.
/ Balkan Green Energy News