Search

Bosnje dhe Hercegovinë: EPBiH do të ndërtojë panele solare mbi mihjet dhe deponitë e thëngjillit, ndërsa i mbyll ato

09 Korrik, 2021


Prodhuesi më i madh shtetëror i energjisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, EPBiH, ka zgjedhur pesë ish miniera qymyri në gropë të hapur dhe deponitë e hirit dhe skorjeve për zhvillim të projekteve fotovoltaike.

Lajmin e ka bërë të ditur Balkan Green Energy News, teksa ka theksuar se EPBiH synon që gradualisht
të ndalë impiantet që përdorin qymyr dhe të zëvendeësoj ato me panele solare

Alja Merzic nga departamenti i zhvillimit të Elektroprivreda Bosne i Hercegovine (EPBiH), tha që kompania do të anojë në shfrytëzimin e hidroenegjisë dhe burimeve të tjera të ripërtëritshme për gjenerim të energjisë përtej vitit 2050.

Ajo theksoi se prodhuesi më i madh i energjisë në Bosnje dhe Hercegovinë eventualisht do të mbyllë termocentralet e saj të thëngjillit në Tuzla dhe Kakanj.

Të dy termocentralet e thëngjillit janë ende dominante në vend, sipas zyrtarit të EPBiH.

Mirëpo, Merzic vëri theks tek obligimet nga Deklarata e Sofies dhe kërkesat nga Bashkimi Evropian dhe nënvizoi që neutraliteti ndaj karbonit duhet të arrihet.

Në anën tjetër, EPBiH ka përfunduar projektin e parë të saj të erës më herët këtë vit, dhe planifikon që të shtojë 30MË të energjisë solare në lokacionin e njëjtë.

Tutje, raportet thonë se është duke zhvilluar parqe të erës në Vlasic në Travnik dhe Bitovna në Konjic, teksa Mezic ka theksuar se kompania ka vendosur pesë nga gropat e hapura të mihjeve dhe hirit për të projekte të ardhshme të paneleve solare.

Disa njësi në termocentralet Tuzla dhe Kakanj duhet të mbyllen në 2023, një projekt tjetër përfshinë mbjelljen e drunjëve për gjenerim të energjisë nga biomasa

Tutje, systemet fotovoltaike do të instalohen teksa termocentralet dhe mihjet e qymyrit gradualisht do të mbyllen, kanë theksuar raportimet.

Disa njësi të Tuzla dhe Kakanj duhet të mbyllen në 2023, Merzic tha që kapacitetet duhet të zëvendësohen dhe se është e domosdoshme të parandalohen minatorët që të mbeten të papunë.

Disa nga punëtorët do të trajnohen për të punuar në projekte paneleve solare, pretendoi ajo.

EPBiH ka mbjellur pemë shelgu me rritje të shpejtë në një hapësirë prej dy hektarë që janën ë pronë të mihjeve të qymyrit të Kreka dhe Breza, si një eksperiment me kompaninë amerikane E3.

Ideja është që të përdoer biomasa në prodhimin e energjisë në njësitë e termocentraleve, teksa Merzic ka vlerësuar se është një mundësi për krijim të vendeve të punës, ku projekti do të zgjerohej në më shumë hektarë vitin e ardhshëm.

Në iniciativën e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, kompania ka vednosur në maj që të përfshijë cmime për dioksid të karbonit në raportet e saj financiare që nga viti i ardhshëm.

Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përballen me një taksë ndërkufitare të karbonit të cilën Bashkimi Evropian tha se do të vendos, nëse nuk fillojnë të tarifojnë për emetimet e gazeve serë ose nuk përputhen me skemat e tyre ekzistuese me sistemin e tregtimit të emetimeve të BE-së.