Search

Bordi i Zyres së Rregullatorit për Energji ka miratuar Metdolologjinë e Taksave për Kyçje

04 Gusht, 2022


Në mbledhjen e dhjetë, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar Metodologjinë e Taksave për Kyçje, që përmban llojet e kyçjes, aplikimet për kyçje dhe ofertën për kyçje, parimet për përcaktimin e taksave për kyçje, zgjerimi në sistemin e shpërndarjes, përforcimet në sistemin e shpërndarjes, mënyrat e pagesës, të drejtat e lidhjes, aplikimet për kyçje, kompensimet dhe në fund, tabela e taksave.

Drejtori Menxhues i ZRRE-së, ne prezentimin e tij para Bordit të ZRRE-së, theksoj se kjo metodologji i rregullon raportet ndërmjet operatorit KEDS dhe aplikuesve të rinj ose edhe konsumatorëve ekzistues, të cilët dëshirojnë që t’i modifikojnë kyçjet ekzistuese ose edhe t’i përforcojnë kyçjet sipas nevojës.

Sipas Drejtorit Menxhues të ZRRE-së, kjo metodologji, tani e tutje do të krijoj një standard më të avansuar se që ka qenë deri më tani, dhe do të krijoj një rrugë të mirë dhe të drejtë, për aplikuesit e ardhshëm që do të kyçen në sistemin e shpërndarjes.

Ai më tej tha se, baza ligjore për hartimin e këtij dokumenti është Rregulla për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me Energji Elektrike, të cilat e obligojnë OSSh-në që ta hartoj këtë metodologji, dhe ta sjellin në ZRrE për shqyrtim dhe aprovim. Ndërkaq, obligimi ligjor i ZRrE-së për miratimin e këtij dokumenti, derivon nga Ligji për Rregullatorin e Energjisë.

Kjo metodologji, në tërësinë e saj, i përmban llojet e kyçjes, aplikimet për kyçje dhe ofertën për kyçje, parimet për përcaktimin e taksave për kyçje, zgjerimi në sistemin e shpërndarjes, përforcimet në sistemin e shpërndarjes, mënyrat e pagesës, të drejtat e lidhjes, aplikimet për kyçje, kompensimet dhe në fund, tabela e taksave.

Për ta sqaruar më tej, tabela e taksave është e vendosur vetëm si format, ndërsa pas miratimi të kësaj metodologjie, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, do të jetë i obliguar që t’i dërgoj në ZRrE, mënyrën e kalkulimit të taksave, bashkë me deklaratën për taksa, që do të jenë subjekt i miratimit nga Regullatori. Ky dokument si i tillë, i definon tri lloje të kyçjes, kyçjen e re të thjeshtë, kyçjen e cekët dhe kyçjen e thellë.

Përfundon seanca e dhjetë e bordit të ZRRE, Kosovës i shtohen edhe 457.1 kilovat kapacitete të energjisë së ripërtëritshme

Lexo më shumë

Kyçja e re e thjeshtë i referohet kërkesave për kyçje nga shtëpitë, apartamentet dhe lokalet e vogla, e kyçja e cekët ka të bëj me ato kosto që shkaktohen nga krijimi i një kyçje të re, që do të bëhet në pikën më të afërt dhe të përshtatshme të rrjetit ekzistues, ndërsa kyçjet e thella, kanë nevojë për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. Sipas kësaj metodologjie, çdo aplikues, person fizik ose juridik, ka të drejtë që të aplikoj për kyçje, tek operatori i sistemit të shpërndarjes.

Aplikimi mund të bëhet në formë fizike, tek zyrat përkatëse të operatorit ose në formë elektronike. Një aplikues i ri, i cili dëshiron të kyçet në rrjetin elektrik, fillimisht duhet të plotësoj formularin e aplikimit për kyçje, formular në të cilin aplikuesi do t’i marr të gjitha informacionet e nevojshme nga OSSh-ja, në varësi të llojit të kyçjes.

Aplikuesit shtëpiak, janë të liruar nga disa obligime të cilat i kanë aplikuesit e tjerë, p.sh., ata të cilët kyçjen nuk e kanë për nevoja të konsumit por për nevoja komerciale. Janë dy mënyra, përmes të cilave konsumatorëve u është dhënë e drejta që t’i kryejnë dhe t’i realizojnë punimet e kyçjes. Njëra mënyrë është përmes OSSh-së, i cili do ta ofroj një ofertë për kyçje, së bashku me kostot e asaj kyçje dhe tjetra që konsumatori ka të drejtë të zgjedhë cilindo operator që merret me punime të rrjetit, ashtu që ai mund të zgjedh ofertën më të favorshme në kushtet e tregut.

Pasi që të kryhen të gjitha punimet dhe të bëhet komisionimi, konsumatori është i obliguar që të nënshkruaj marrëveshjen për kyçje me OSSh-në dhe kësisoj, konsumatori konsiderohet se është i kualifikuar për t’u kyçur në rrjetin e shpërndarjes dhe pastaj do të nënshkruhet edhe marrëveshja për furnizim me energji elektrike, me cilindo furnizues të licencuar në Republikën e Kosovës.

Një çështje tjetër e rëndësishme, ka të bëj me faktin se, të gjitha taksat për shërbime, do të jenë subjekt i miratimit nga Bordi i ZRrE-së, ndërsa taksat indikative, nuk do të jenë subjekt i miratimit nga Bordi, por që OSSh-ja do të jetë e obliguar që ato taksa t’i dërgoj tek rregullatori për informim, t’i publikoj në faqen zyrtare të saj dhe të njëjtat t’i zbatoj gjatë kohës përderisa nuk do të ketë ndryshime në çmimet e tregut. Në të kundërtën, për çdo ndryshime duhet ta njoftoj ZRrE-në dhe këto taksa duhet të publikohen në faqen zyrtare të ndërmarrjes.