Search

Bordi i ZRRE licencon projektin solar 6 megavatësh dhe vazhdon licencën për Kosova A

September 21, 2023


Sot, më 21 shtator 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e nëntë me radhë për ketë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për dhënien e dy licencave për furnizim me energji elektrike, vazhdimin e licencës për TC Kosova, si dhe ka marrë vendim për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 6 MW.

Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për miratimin e tarifave të Bursës Shqiptare ALPEX për zonën tregtare të Kosovës, marrëveshjen për anëtarësim në Bursë, produktet e urdhërporosive që do te tregtohen ne Bursën Shqiptare, Procedurën Rezervë për Bashkimin e Tregut të Energjisë Elektrike të ditës avancë Shqipëri – Kosovë si dhe Metodologjinë e Shpërndarjes së të Ardhurave nga Kongjestioni ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Me anë te këtyre vendimeve bëhet e mundur funksionalizimi i Bursës Shqiptare për zonën tregtare te Kosovës.

Po ashtu në këtë seancë Bordi ka miratuar formatin e Marrëveshjes për Blerje të Energjisë Elektrike sipas skemës mbështetëse të faturimit neto, si dhe Marrëveshjen për Shitblerje të Energjisë jashtë skemës mbështetëse.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.

ZRrE lajmëron mbajtjen e takimit të nëntë të Bordit për këtë vit

Lexo më shumë