ZRrE lajmëron mbajtjen e takimit të nëntë të Bordit për këtë vit
21 Shtator, 2023
Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhet Bordi për të diskutuar disa çështje të rëndësishme për sektorin e energjisë në vend.
ZRRE ka njoftuar se me datë 21.09.2023, ora 11:00, do të mbahet Mbledhja e nëntë e Bordit.
Në këtë takim do të shqyrtohet aplikacioni për vazhdimin e Licencës së aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike të TC Kosova A. Sa i përketë KEK, bordi do të shqyrtoj dhe një konest në mes të KOSTT dhe KEK për faturën e jobalancit të periudhës 12/2021.
Në takim do të shqyrtohen dhe aplikacione për Licencës për Furnizim me Shumicë (tregti) të energjisë elektrike të tre kompanive të ndryshme. Ky është një lajm i mirë, për shkak se tregon rritjen e interest për pjesëmarrje në tregun e energjisë i cili së shpejti do të inkuadrohet në bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX.
Në këtë frymë bordi pritet të aprovoj dhe disa rregullore për të mundësuar aktivitetet e ALPEX në Kosovë. Si dhe disa procedura, rregullore dhe metodologji të KOSTT që ndërlidhen me bashkimet e tregjeve me Shqipërinë do të analizohen.
Në këtë takimi do të shqyrtohen dhe Marrëveshja për Blerjen e Energjisë Elektrike sipas Faturimit NETO si dhe Marrëveshja për Blerjen e Energjisë ELektrike Jashtë Skemës Mbështetëse. Të dy këto marrëveshje vine si produkt i Rregullës së re për konsumatorët Vet-Prodhues në Kosovë.