Bitcoin harxhon më shumë rrymë sesa e gjithë Argjentina dhe Holanda
February 11, 2021

Një analizë e fundit e Universitetit britanik të Cambridge sugjeron se operimi i valutës dixhitale Bitcoin, konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Argjentinës.
Gërrmimi për krijimin e kriptovalutave është një proces që shpenzon shumë energji elektrike, duke përfshirë edhe llogaritjet e shumëfishta për verifikimin e transakcioneve.
Hulumtuesit në Cambridgë kanë thënë se procesi konsumon rreth 121.36 teravat orë energji elektrike, dhe kjo masë nuk zvogëlohet asnjëherë përveç në raste kur bie vlera e kripto-valutës.
Kritikët thonë gjithashtu se vendimi i prodhuesve të makinave elektrike Tesla, për të investuar fuqishëm në Bitcoin, ka dëmtuar rëndë imazhin e miqësor të kësaj kompanie ndaj mjedisit.
Bitcoin ka arritur aktualisht vlerën rekord prej $48,000 pas njoftimit të grupit të Elon Musk, Tesla, se ka blerë rreth $1.5 miliardë bitcoina dhe në të ardhmen do ta pranojë atë si formë pagesë për mallrat e saj, shkruan BBC.
Vlera në rritje ka ndikuar që gërrmuesit e Bitcoin të operojnë gjithnjë e më shumë makineri për të gërrmuar. Kësisoji, rritja e vlerës ka ndikuar së bitcoin edhe në rritjen e konsumit të energjisë, ka thënë Michel Rauchs, hulumtues në qendrën e Cambridge për financa alternative dhe krijuesi i teknologjisë që bën këto përllogaritje.
‘Bitcoin është krijuar në atë mënyrë që konsumon shumë energji elektrike’, ka thënë Rauchs për BBC. ‘Kjo nuk mund të ndryshojë në të ardhmën, përveç në rastet kur vlera e bitcoin do të binte ndjeshëm’.

Mekanizmi online për përllogaritje që ka krijuar Rauchs ka vendosur konsumin e energjisë elektrike nga Bitcoin mbi konsumin e përgjithshëm në Argjentinë (121 teravat orë), Holandë (108 teravat orë), Emiratet e Bashkuara Arabe (113.20 teravat orë), ndërsa kjo vlerë ngadalë po i afrohet edhe vlerës së konsumit të përgjithshëm të energjisë në Norveci (122.20 teravat orë).
Procesi i gërrmimit të Bitcoin
Për të gërrmuar Bitcoin, kompjutorët e specializuar, lidhen me rrjetin e kriptovalutës. Kjo bëhet për të verifikuar transaksionet e bëra nga njerëzit që marri nose japin bitcoin.
Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve, të cilat megjithse nuk janë integrale për verifikimin e lëvizjeve të valutës, krijojnë një pengesë që askush të mos ndryshojë pa të drejtë regjistrin global të transaksioneve.
Dhe si shpërblim “gërrmuesit” marrin sasi të vogla Bitcoin, në atë që shpesh krahasohet me stilin e një ‘lotarie’. Për të rritur fitimet, njerëzit shpesh lidhin në rrjet numra të mëdhenj kompjuterësh “gërrmues”, shpeshherë magazina të tëra me to.
Kjo shpenzon shumë energji elektrike pasi kompjuterët punojnë gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e ekuacioneve. Mjeti i Universitit të Cambridge krijon modelin e gërrmuesve të Bitcoin në Britani dhe përshtat shifrat me makineri të ngjashme në të gjithë botën.
Enigma mjedisore: propozohet taksë e karbonit ndaj kriptovalutave
“Bitcoin është në fakt anti-efikas,” thotë David Gerard, autor i një libri mbi teknologjinë e valutës alternative.
“Kështu që mënyrat më efikase te gërrmimit nuk do të ndihmojnë por vetëm do të shtojnë konkurrencën. Kjo do të thotë se konsumi i energjisë së Bitcoin dhe rrjedhimisht CO2 në atmosferë vetëm do të shtohen”, shtoi Gerard.
Ndërkohë çmimi i Bitcoin u rrit shpejt dje pas njoftimit nga Tesla. Komentuesit thanë se kompania që më parë mbante flamurin e energjisë së pastër dhe mbrojtjes së ambjentit, tashmë po kalon në krahun tjetër.
“Elon Musk me këtë ka hedhur poshtë shumë nga puna e mirë me Tesla. Vitin që shkoi prej iniciativës së saj ambjentaliste Tesla përfitoi $1.5 miliardë nga taksapaguesit amerikanë. Tashmë mësohet se ajo po investon po aq në Bitcoin, shumica e të cilit gërrmohet me energji elektrike nga qymyri”, tha Gerard.
Në fund, ai sugjeroi vendosjen e taksës së karbonit ndaj kriptovalultave, për të kompensuar impaktin negativ.