Search

Biden kërkon që 40% e shitjeve të jenë automjete elektrike deri në 2030

30 Korrik, 2021


Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga prodhuesit Amerikan të automjeteve që të mbështesin një zotim vullnetar që të paktën 40% e shitjeve të automjeteve të reja të jenë automjete elektrike deri në vitin 2030, ka raportuar Reuters.

Administrata pritet që javën e ardhshme të shpalor rishikimet e standardave të emetimeve nga automjete deri në 2026.

Në këtë mënyrë, burimi afër Reuters kanë thënë se caqet vullnetare të automjeteve elektrike mund të jenë po aq të larta sa 50%, mirëpo kanë theksuar se nuk ka ndonjë marrëveshje me prodhuesit e automjeteve, teksa shumë detaje mbesin ende për të diskutuar.

UAW ka kundërshtuar objektivin për automjete elektrike, në druajtje të humbjes së vendeve të shumta të punës.

Një zëdhënës për United Auto Workers, Brian Rothenberg, ka thënë se një raport i publikuar ishte jo i saktë “që ne jemi dakorduar për 40% të automjeteve elektrike deri në 2030. UAW është ende në diskutime dhe nuk ka arritur ndonjë marrëveshje në këtë pikë”.

Në anën tjetër gjigandë të tjerë si General Motors Co, Ford Motor Co, kanë refuzuar të komentojnë rreth kësaj cështje, ka raportuar Reuters.

Administrata Biden ka refuzuar thirrjet nga shumë Demokratë për të vendosur një cak obligues për adoptimin e automjeteve elektrike apo të ndjekin shembullin e vendosur nga Kalifornia që ka përcaktuar vitin 2035 si datën për të larguar gradualisht shitjen e automjeteve të reja të lehta me benzinë.