Search

Besa Security sjellë flotën e veturave elektrike të prodhuesit Peugeot

07 Maj, 2021


Ndotja e ajrit është problem i madh për miliona njerëz në të gjithë botën. Mjedisi ynë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Për të pasur shëndet të mirë, duhet të kemi ambient të sigurt dhe të pastër për të jetuar në të.

Është obligim i çdo kompanie që të filloj të kujdeset që aktiviteti i tyre biznesor të ndikojë sa më pak në ndotjen e ajrit dhe të merr hapa të duhur që mjedisi ku jetojmë të jetë çdo ditë e më i shëndetshëm. Prandaj, bizneset duhet të fillojnë për të gjetur mënyra që ndikimi i tyre në ambient të jetë sa më i mirë dhe ndotja e ajrit të ulet hap pas hapi.

Besa Security, një brend prestigjioz me rreth 18 vite përvojë dhe me mbi 1,000 punëtorë ka zgjedhur brendin Peugeot të përfaqësuar në Kosovë nga Mercom Company për ta furnizuar me 12 vetura 100% elektrike të tipit e-2008.

Arsyeja kryesore që e shtyu kompaninë lidere në Kosovë që të investoj në vetura 100% elektrike të brendit Peugeot është zvogëlimi i emetimeve që kontribuojnë në ndryshimin e klimës dhe kështu të zvogëlojnë dëmet ekologjike dhe të përmirësojnë shëndetin publik.

Makinat 100% elektrike janë mekanikisht shumë më të thjeshta, kështu që kërkesat për mirëmbajtje janë shumë më të lira. Veturat 100% elekterike e-2008 na japin përfitime shtesë, si:

  • Efiçenca ekonomike në afat të shkurtër dhe të gjatë
  • Ofrimi i nivelit të komoditetit në vozitje falë motorëve të qetë dhe pa dridhje
  • Mbushja e veturës për 30 minuta
  • Mundësia e udhëtimit deri në 320 km me një mbushje

Ky është vetëm një hap drejt ruajtjes së mjedisit nga Besa Security, pasi që kompania planifikon që në vazhdimësi të ndërroj flotën e saj në makina elektrike dhe të përdor edhe forma të tjera të ruajtjes së mjedisit, për një cilësi më të mirë jetese.

Kompania ka inkurajuar edhe kompanitë e tjera në Kosovë që të kontribuojnë në mjedis duke investuar në makina elektrike!