Search

BERZH huazon 2 milion euro KRK-së për investime të gjelbra

02 Shtator, 2021


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka bërë të ditur se është duke siguruar një hua prej 2 milion euro për institucionin mikrofinanciar të Kosovës, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), për investime të efiçensës të energjisë në sektorin rezidencial, ka raportuar SeeNews.

Kredia do të përdoret për huadhënie për pronartë e shtëpive dhe ofruesit e shërbimeve për investime në përmirësimin e efiçensës së energjisë në ndërtesat banimit.

Sipas njoftimit, këto investime do të përfshijnë izolimin, dritare, pompat e ngrohjes sidhe panelet solare, ka bërë të ditur BERZH në një deklaratë.

Kredia do të përdoret për huadhënie për pronarët e shtëpive dhe ofruesit e shërbimeve për investime në përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat e banimit, të tilla si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore, tha BERZH në një deklaratë.

Huamarrësit gjithashtu do të kenë të drejtë deri në 20% kthim parash në instalime të suksesshme, të financuar nga Bashkimi Evropian sidhe donatorë përmes Kornizës Investive të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Ndërkaq, është bërë e ditur se ministria e financave e Austrisë poashtu do të siguroj fonde për asistencë teknike.

Financimi është siguruar në kuadër të Fondit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër të BERZH (GEFF) për Ballkanin Perëndimor.

GEFF është një program në vlerë prej 135 milion euro i bashkëfinancuar nga BE, WBIF sidhe Ministria Federale e Financave të Austrisë.

Implementimi realizohet nën ombrellën e Programit Rajonal për Efiçensë të Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), të financuar nga BE dhe i siguruar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Ndryshe, deri më tani 1,000 amvisëri në Kosovë kanë përfituar nga GEFF, duke reduktuar emetiemt e CO2 me mbi 3,100 ton në vit.

KRK është një institucion mikrofinanciar që fokusohet në zonat rurale të Kosovës. BERZH ka siguruar një linjë krediti 2 milion euro për KRK në 2017.

BERZH ndihmon tranzicionin larg thëngjillit në Kragujevc, ndihmon Serbinë në përgatitjen e NECP-së

Lexo më shumë

BERZH ndalon investimet në projekte të naftës dhe gazit në pajtueshmëri me objektivat e Parisit

Lexo më shumë