Search

BERZH financon KESH me kredi prej 9.1 milion eurosh për projektin solar lundrues

07 Prill, 2021


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka thënë se do të dhurojë kredi në vlerë prej 9.1 milion eurosh për kompaninë shtetërore të energjisë elektrike në Shqipëri – KESH, për ndërtimin e projektit solar lundrues.

Përmes kredisë, KESH do të financojë ndërtimin e parkut diellor lundrues me kapacitet prej 12.9 megavatësh. Projekti lundrues në Shqipëri është i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndihmojë në komercializimin e KESH, ka thënë BERZH.

Projekti do të vendoset në sipërfaqe të rezervoarit të ujit të hidrocentraleve Vau i Dejës, në pjesën veriore të vendit.

BERZH shqyrton mundësinë e financimit të parkut lundrues solar në Shqipëri

Lexo më shumë

Projekti i ri do të ndihmojë KESH të bëhet më i qëndrueshëm ndaj rreziqeve klimatike në lidhje me hidrologjinë dhe faktorët sezonal, ka thënë BERZH.

KESH ka në pronësi dhe operon me tri hidrocentrale të mëdha me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1,350 megavatësh dhe që prodhojnë për afër 70 përqind të nevojave për energji elektrike në Shqipëri.

BERZH ka thënë se projekti gjithashtu do të ndihmojë ambicjet e Shqipërisë për të zhvilluar kapacitetet solare.

Vetëm së fundmi, përpjekjet e Shqipërisë për të sjellë projekte solare kanë rezultuar në organizimin e dy ankandeve publike me mbështetje të BERZH për ndërtim të këtyre kapaciteteve: projektin në Karavastë me 140 megavat kapacitete të instaluare dhe atë në Spitallë me 100 megavat.

‘Projekti është i mrekullueshëm për shkak të teknologjisë inovative, ndikimit pozitiv mjedisor dhe logjikës komerciale. Projekti ka mundësinë të replikohet edhe në vende tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, apo në lokacione që kanë rezervoare të hidroenergjisë’, ka thënë Francesco Corbo, Udhëheqës Rajonal i Energjisë për Ballkanin Perëndimor në BERZH.

Shqipëri: Impiantet solare në kaskadën e Drinit, KESH tjetër kërkesë mbi digën e Qyrsaqit

Lexo më shumë