Search

BE: Inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhëanve duke se do të kenë efekt në tranzicionin energjetik

February 19, 2025


Qendrat e të dhënave mund të shkaktojnë në rrjetet energjetike në BE sipas një analize të re.

Rritja e vazhdueshme e numrit të qendrave të të dhënave në Evropë po çon në një rritje të kërkesës për energji, duke paraqitur potencialisht një rrezik serioz të përshkallëzimit të emetimeve – qoftë përmes infrastrukturës së zgjeruar të gazit ose duke shtyrë sektorë të tjerë drejt lëndëve djegëse fosile, sipas Beyond Fossil Fuels në raportin e quajtur Mbingarkesa e Sistemit: Si Qendrat e Reja të të Dhënave mund të qojn tranzicionin e energjisë në Evropë jashtë planit.

Rritja e pritshme e konsumit të energjisë elektrike në qendrat e të dhënave mund të rrisë indirekt emetimet nëse ato mbështeten në burimet e ripërtëritshme ekzistuese ose tashmë të planifikuara në vend që të fuqizohen nga energjia e re, paralajmëruan autorët.

Elektrifikimi I sektorëve të ndryshme si ai I transportit ose i ngrohjes dhe rritja e efiçiencës së energjisë supozohet të mundësojnë reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Sektori i TI-së është gjithashtu një kontribues i rëndësishëm, veçanërisht qendrat e të dhënave dhe inteligjenca artificiale.

Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, kërkesa në rritje për energji nga qendrat e të dhënave në BE mund të nxisë një rritje prej 121 milionë tonësh në emetimet e dioksidit të karbonit. Është pothuajse e barabartë me të gjitha termocentralet e gazit në Itali, Gjermani dhe MB së bashku.

Apo nëse parqet e planifikuara të erës dhe solare realizohen, vetëm qendrat e të dhënave do të konsumojn pothuajse 20% të burimeve të reja të ripërtëritshme të BE-së deri në vitin 2030.

Inteligjenca artificiale është një faktor kryesor që nxit rritjen globale në zhvillimin e qendrave të të dhënave, së bashku me dixhitalizimin, dhe kriptomonedhat. Sipas studimeve tregu evropian i qendrave të të dhënave, i vlerësuar në 42.98 miliardë dollarë në vitin 2023, do të arrijë në 64.5 miliardë dollarë deri në vitin 2029.

/ Balkan Green Energy News