Search

Banorët e Malishevës mbesin pa energji elektrike, KEDS jep detaje

31 Janar, 2023


Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se konsumatorët e komunës së Malishevës, për shkak të një dëmtimi në Largpërçuesin 35kV Rahovec-Malishevë, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Siç bën me dije KEDS, dëmtimi i përçuesit ndodhi në orët e mbrëmjes.

Tutje, KEDS njofton se ekipet e terrenit ndodhen në vendin e ngjarjes për të sanuar në një afat sa më optimal dëmin dhe për ta rikthyer furnizimin me energji për konsumatorët e kësaj komune.