Search

Azemi: Amerika e do gazin për të larguar ndikimin rus, Qeveria bëri gabim që refuzoi

10 Janar, 2023


Visar Azemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se tranzicioni i energjisë në burime të ripërtëritshme duhet të mundësohet nga energjia e gazit.

Ai në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se Qeveria ka bërë gabim që e ka refuzuar këtë.

“Ajo e mesit është gazi amerikan, për të cilin edhe qeveria amerikane edhe institucionet financiare ndërkombëatre kanë shtyrë shumë që gazu nëpërmjet terminaleve në Greqi të kalojë në Kosovë, në mënyrë që të ndërtohen kapacitete të reja të prodhimit me gaz, por që kjo nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës”, është shprehur ai.

Kosovë: Ekspertët kërkojnë të analizohet mundësia e prodhimit të gazit nga linjiti

Lexo më shumë

Azemi ka thënë se në momentin që LDK-ja të vijë në pushtet do të kthehen prapë tek kjo pikë, sepse sipas tij, gazi amerikan në Kosovë nuk duhet të shihet si projekt ekonomik, por si projekt gjeostrategjik.

“Amerika e do gazin në Kosovë për ta diversifikuar miksin e energjisë nga gazi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për ta thënë më troç për ta larguar ndikimin rus nga Ballkani Perëndimor, këtu e kemi huqur hapin për të qenë partner dhe aleatë strategjikë me SHBA-në në fushën e energjisë, energjia është gjithçka, luftërat bëhen për energji”, ka theksuar Azemi.

Gazi si lehtësim i tranzicionit energjetik

Lexo më shumë