Search

Axpo e Zvicrës do të zhvillojë parqe me erë me kapacitet 250 MW në Rumani

29 Qershor, 2022


Prodhuesi zviceran i energjisë së ripërtëritshme Axpo tha se ka në plan të zhvillojë dy parqe me erë me një kapacitet total të instaluar prej 250 MW në Rumani.

Lajmin e ka bërë të ditur See News, ku është raportuar se dy fermat e erës do të kenë një total prej 38 turbinash dhe do të prodhojnë 750 GWh energji elektrike në vit, ekuivalente me konsumin e energjisë së rreth 375,000 familjeve rumune, tha Axpo në një njoftim për shtyp.

Ndërtimi pritet të fillojë në fund të vitit 2023 në vendndodhje rreth 100 km në veri-lindje dhe 200 km në lindje të kryeqytetit Bukuresht, respektivisht. Axpo do të punojë ngushtë me partnerin e saj lokal Aquarius Energy Developments për të përfunduar projektin.

Zgjerimi i energjisë së erës në Rumani poashtu do të krijojë punësim përgjatë të gjithë zhvillimit të zinxhirit të vlerës të të gjihtë projektit, nga blerja e tokës deri te vënia në punë e impiantit dhe menaxhimi i funksionimit, shtoi Axpo.

Kompania poashtu tha se po ndjek një strategji të veçantë të drejtuar kryesisht në tregje që nuk janë ende në fokus të zhvilluesve të mëdhenj të energjisë së erës, si Rumania, ku ka një kërkesë të theksuar për kapacitete shtesë të rinovueshme. Tregu lokal ka gjithashtu një nivel të lartë të pranimit të energjisë së rinovueshme, kushte të mira të erës dhe pak kufizime në procesin e planifikimit.

“Ashtu si tregjet kryesore të Gjermanisë dhe Francës në të cilat kemi qenë të suksesshëm për shumë vite, Rumania ka një potencial të madh për zhvillimin e fermave me erë,” tha Iulian Alexe, përgjegjës për biznesin e energjisë së erës të Axpo në Rumani.

Axpo është prodhuesi më i madh në Zvicër i energjisë së ripërtëritshme dhe një lider ndërkombëtar në tregtimin e energjisë dhe tregtimin e energjisë diellore dhe të erës. Ajo punëson mbi 5,000 dhe ka klientë në mbi 30 vende në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë.

Aquarius Energy Developments Aquarius u krijua në korrik 2021, me një mision për të identifikuar dhe përzgjedhur projekte fitimprurëse të erës dhe diellit në tokë. Kompania ka arritur një portofol prej rreth 2 GW punimesh në zhvillim dhe shitje deri më sot.