Search

Tim Heitling

Dr. Tim Heitling është partner menaxhues në zyrën e Dentons në Berlin dhe ofron shërbime juridike për projekte të bashkimit të ndërmarrjeve dhe përvetësimit korporativ, si dhe tjera në sektorin e energjisë.


Tim është kryesisht i përqëndruar në industritë e rregulluara, përkatësisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, duke përfshirë edhe rrjetet e fibrave dhe sistemet e menaxhimit të mbeturinave. Ai këshillon ndërmarrjet vendase dhe të huaja, sponsorët, bankat dhe investitorët financiarë në lidhje me procese të bashkimit, shkrirjes dhe përvetësimit të ndërmarrjeve, ndërmarrjet e përbashkëta, projektet dhe financimet përkatëse.


Në lidhje me sektorin e energjisë, Tim sjellë përvojë të gjatë në këshillimin për asete gjenerimi (gaz, thëngjill, bërthamore, burime të ripërtëritshme), e-mobilitet, sisteme të ruajtjes së energjisë si dhe për asete të transmetimit dhe distribuimit. Tim ka gjithashtu përvojë në këshillimin mbi kontratat komerciale dhe cështjet rregulluese, sikurse shthuarja, casjen e palëve të treta, përjashtimet nga mbingarkesat dhe tarifa të rrjetit. Ai gjithashtu këshillon për zhvillimin e të gjitha fazave të projekteve energjetike, duke përfshirë edhe fazat e hershme të strukturimit, ato të strukturës financiare, transkacioneve dhe të marrëveshjeve të blerjes së energjisë.


Tim është autor dhe bashkëautor i një numri botimesh dhe para angazhimit në pozitën e partnerit menaxhues në Dentons në Berlin ka qenë partner menaxhues në Baker McKenzie dhe Taylor Ëessing në Berlin.