Search

Sfidat dhe mundësitë e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë

20 Prill, 2021


Për dekada me radhë, furnizimi me energji elektrike në Kosovë po mbështetej vetëm në disa njësi të termocentraleve me linjit dhe në importin e sasive shtesë të nevojshme të energjisë nga vendet fqinje. Sidoqoftë, viteve të fundit ka pasur disa ndryshime pozitive dhe zhvillim dhe duket se vendi ka ndërmarrë sfidën e mbështetjes në energji të ripërtëritshme në të ardhmen, çdo ditë e më shumë. Ndërsa investimet e reja në projekte të qymyrit sjellin rreziqe dhe mund të llogariten si ‘investime të bllokuara’ për arsyje të ndryshme (në veçanti, për shkak të politikave mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së financierëve dhe investitorëve), pjesëmarrja e energjisë nga burimet e ujit dhe të erës po duket se po shënon rritje të vazhdueshme në Kosovë. Në vitin 2019, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar projektet e para të prodhimit të energjisë nga era në Kosovë.

Sidoqoftë, këta hapa shënojnë vetëm fillimin e një rruge të gjatë përpara që do të sjellë shumë sfida të cilat duhen adresuar në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur, dhe që kërkojnë themele koncize ligjore si dhe skema promovimi dhe zhvillim të strategjive.

Fillimisht, procesi i zgjerimit të energjive të ripërtëritshme mund të jetë i gjatë dhe i vështirë për shkak të disa faktorëve, sikurse rrethanave gjeografike dhe ligjore, si dhe të atyre ekonomike. Në bazë, procedurat e autorizimit të impianteve të energjisë së ripërtëritshme duhen të jenë transparente dhe të rrjedhshme. Tarifat ekzistuese ose të së ardhmes si dhe skemat e promovimit duhen të ofrojnë stabilitet dhe parashikueshmëri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për financimin e projekteve. Prandaj, është esenciale të krijohet një mjedis ekonomik me kushte transparente rrergullatore, kornizë e qartë ligjore dhe skema promovimi që u mundësojnë investitorëve të bëjnë përllogaritje të besueshme dhe të parashikueshme, dhe investime në energjitë e ripërtëritshme në Kosovë.

Nëse si shembull marrim energjinë nga era dhe hidro-energjinë, impiantet e energjisë së ripërtëritshme mund të kenë ndikim të jashtzakonshëm negativ në natyrë dhe peizazh. Prandaj, qëndrueshmëria e hidro-energjisë është e kufizuar për shkak të dëmeve të mundshme në mjedis dhe në zonën përreth. Duhet të ndërmirren disa masa për të parandaluar ose së paku për të lehtësuar këta faktorë. Për të kontribuar në të vërtetë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend, hidrocentralet duhet të ofrojnë kapacitete të konsiderueshme. Në periudhë afatgjate, ndoshta më mirë do të ishte të fokusohej në burime tjera të energjisë së ripërtëritshme, sikurse ato solare dhe të erës.

Sfidat e reja do të paraqiten në mënyrë të pashmangshme edhe për operatorët e rrjetit. Infrastruktura e rrjetit do të duhet të përshtatet. Rrjetet duhen të zgjerohen dhe stabilizohen: kushtet për përqimin e rrymës në rrjet duhen përshkruar saktësisht dhe ndërtimi i projekteve të reja të energjisë elektrike dhe aktivitetet e zhvillimit të rrjetit duhen koordinuar njëra me tjetrën. Në të gjitha rastet, siguria e furnizimit me energji elektrike duhet garantuar si dhe luhatjet në prodhim duhen balansuar.

Poashtu, edhe sektori i shërbimeve në industrinë e energjisë duhet avansuar. Rritja e pashmangshme e fushave të reja profesionale kërkon edhe përcaktimin e qartë dhe të ri të synimeve dhe mbështetje nga masat kombëtare të edukimit dhe trajnimit.

Mekanizmat për mbrojtje të konsumatorëve duhen themeluar në të ardhmën. Si shembull, Gjermania ka një ndër cmimet më të larta të energjisë elektrike për shkak të alokimit të disa shpenzimeve të zgjerimit dhe zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë tek konsumatorët fundorë. Përvec kësaj, edhe tarifat e rrjetit elektrik kanë shënuar rrtije për shkak të zgjerimit të rrjetit. Këto rritje të cmimeve kanë ndikime negative jo vetëm tek konsumatorët individual, por edhe tek ndërmarrjet me intensitet të lartë të prodhimit të energjisë. Prandaj ishte e nevojshme të themelohen mekanizma të ri të tregut, sikurse prezantimi i një forme pagese të bazuar në cmimin e tregut për energjinë e ripërtëritshme.

Së fundmi, mund të monitorohet një rritje e marrëveshjeve korporative të blerjes së energjisë për të lejuar tarifim dhe cmime stabile për periudhë më të gjatë kohore. Ndërsa, financimi i tepërt i energjive të ripërtëritshme është dëshmuar në të kaluarën si jo-produktiv në sektorin solar të Gjermanisë.

Kosova tani ka përparësinë e të qenit në pozitë në të cilën mund të sjellë vendime bazuar në skemat e zbatuara të promovimit të energjisë së ripërtëritshme në vende tjera dhe historitë e zhvillimit për të mos përsëritur gabimet. Për momentin, qeveria e Kosovës është ende duke punuar në strategjinë energjetike, Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (NECP) dhe ligjet për ndryshimet klimatike. Këto janë shumë të rëndësishme në promovimin e energjisë së ripërtëritshme, i bëjnë cmimet e energjisë së ripërtëritshme më të përballueshme, stimulojnë garë të shëndetshme dhe formojnë tranzicion të mirë nga burimet konvencionale të energjisë në ato të ripërtëritshme. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Energjitë e ripërtëritshme janë të pashtershme dhe impiantet e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë do ti kundërvinin ndjeshëm varësisë së vendit në sistem konvencional të furnizimit me rrymë, që ekziston deri më tani. Përparësitë e energjisë së ripërtëritshme janë të shumta.

Disa projekte infrastrukturore ekzistuese dhe në zhvillim e sipër do të ndërlidhin Kosovën me rajonin dhe do të ofrojnë më shumë impulse për zhvillim. Promovimi i energjive të ripërtëritshme do të ketë edhe ndikim makroekonomik. Vetëm ndërtimi, mirëmbajtja dhe rregullimi i impianteve të energjisë së ripërtëritshme do të sjellë vende të reja pune dhe do të fuqizojë ekonominë lokale. Kjo do të përmirësonte imazhin e Kosovës si lokacion atraktiv për zhvillim biznesi dhe do të forconte vlerat lokale në të gjithë sektorët përgjatë zingjirit të vlerave.

Prandaj, investimi dhe promovimi i energjisë së ripërtëritshme është mundësi e jashtzakonshme për Kosovën për të zvogëluar varësinë ndaj thëngjillit dhe përveç kësaj, të ndihmojë vendin të ketë pozitë lidere në rajon. Padyshim se kjo do të nxitë edhe vendet tjera në rajon. Duke shërbyer si model i hershëm, Kosova mund të krijojë edhe avantazhe konkurruese brenda rajonit.

Në fund, cdo vend duhet të vendos për mënyrat e investimit, promovimit dhe të kalimit në burime të ripërtëritshme të energjisë. Megjithatë, këshillat dhe përvojat nga vendet tjera të cilat tani më kanë ndërmarrë këtë rrugëtim mund të jenë shumë të dobishme; qoftë për të shmangur përsëritjen e gabimeve të njejta ose edhe për të pranuar këshilla të dobishme për ballafaqim me sfida të ngjashme. Sidoqoftë, intensifikimi i dialogut professional dhe politik si dhe shkëmbimi në politikë, ekonomi dhe shoqëri është padyshim i domosdoshëm. Ajo që nevojitet është një tranzicion i planifikuar në burimë të ripërtëritshme të energjisë, duke u bazuar në koncept të sofistikuar për të shmangur sfidat. Gjithashtu, nevojitet edhe vullnet serioz politik për krijimin e një kornize stabile
ligjore dhe të tregut, që krijon mënyra stimulimi për investime, siguron konkurrueshmërinë dhe mundëson sistem të qëndrueshëm energjetik për të ardhmen.

Në këtë kontekst, pyetja që duhet parashtruar nuk ka të bëjë shumë me faktin nëse duhet të ndodhë tranzicioni në energji të ripërtëritshme dhe të qëndrueshme, por më tepër me formën se si do të bëhet kjo në mënyrë të sigurtë, qëndrueshme dhe efiçiente.

Annekathrin Markert

Annekathrin Markert është bashkëpunëtore në zyrën e Dentons në Berlin dhe anëtare e grupit të avokatisë për cështje të energjisë.

Tim Heitling

Dr. Tim Heitling është partner menaxhues në zyrën e Dentons në Berlin dhe ofron shërbime juridike për projekte të bashkimit të ndërmarrjeve dhe përvetësimit korporativ, si dhe tjera në sektorin e ener