Search

Avni Alidemaj

Avni Alidemaj është profesor me kohë të pjesshme në UBT, zyrtar i pajtueshmërisë në KEDS dhe kandidat për doktoraturë në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Malit të Zi. Para se të bëhej zyrtar i pajtueshmërisë, z. Alidemaj ka qenë i angazhuar në disa pozita në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të Drejtorit për Operim dhe Mirëmbajtje të Rrjetit, të udhëheqësit të detyrës të Drejtorit Menaxhues të KEDS-it dhe Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Shpërndarjes në KEK. Z. Alidemaj është edhe anëtar i komitetit teknik për standard në elektroteknikë dhe anëtar i Komitetit Nacional të CIGRE në Kosovë. Deri në janar të vitit 2021, ai kishte edhe pozitën e anëtarit në IEEE. Avni Alidemaj ka publikuar dhjetëra punime shkencore dhe është certifikuar në fusha të ndryshme trajnimi.