Search

Argjentina përgatit projektligjin për të avancuar sektorin e energjisë, duke përfshirë eksportet e LNG

22 Shtator, 2022


Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, të mërkurën tha se qeveria planifikon që në ditët e ardhshme të dërgoj legjislacionin në kongresin kombëtar që “do të jep sigurinë” për prodhuesit e energjisë dhe do të ndihmojë të avancojë agjendën e Argjentinës sa i përket gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Pellgu i argjilorit Vaca Muerta, rezerva e dytë më e madhe e gazit jokonvencional në botë dhe rezerva e katërt më e madhe e naftës, i jep vendit avantazhe të forta në tregjet e naftës dhe gazit, tha ai, duke folur para një auditori drejtuesish të energjisë në Hjuston, përcjell Reuters.

“Jam i bindur që bazuar në sasinë e rezervave që ka Argjentina, ne duhet të mendojmë rreth krijimit të vendit ku energjia është në boshti qendror”, ka thënë Fernandez për audiencën që kishte si pjesëmarrës përfaqësues nga Chevron Corp, Exxon Mobil Crop, Equinor, Shell dhe Schlumberger.

Ligji për energji, që është duke u hartuar nga Ministri i Ekonomisë, Sergio Massa, do të përfshijë LNG, hidrogjen, litium, energji solare dhe forma të tjera të energjisë, ka thënë Fernandez.

Vendi i Amerikës së Jugut do të ketë një deficit tregtar të energjisë përsëri këtë vit, tha Fernandez, por qeveria pret që rritja e prodhimit në Vaca Muerta dhe ndërtimi i një tubacioni kryesor të gazit vendas do ta kthejë atë deficit. Deri në vitin 2026, Argjentina do të regjistronte një suficit prej 13 miliardë dollarësh në tregtinë e energjisë, tha ai.

Kompanitë e energjisë që operojnë në Argjentinë shpresojnë se linja e gazit do të jetë gati së shpejti, thanë drejtuesit në takim, duke vënë në dukje se mungesa e kapacitetit të mjaftueshëm ka vonuar disa plane për rritjen e prodhimit të gazit dhe ka mbajtur prodhimin e naftës dhe gazit të lidhur.

Gazprom i Rusisë do të marrë 50% të njësisë zëvendësuese të projektit Sakhalin-2 LNG

Lexo më shumë

Etja e Evropës për LNG po shkakton ndërprerje në disa vende

Lexo më shumë

Greqia planifikon që të trefishoj magazinimin e LNG dhe kapaciteteve të BRE

Lexo më shumë