Search

Akulli në turbinat e erës zvogëlon deri në 80 për qind prodhimin e rrymës

09 Mars, 2021


Në kushte dimërore dhe në temperatura të ulëta, tehet e turbinave të erës që rrokullisen për të prodhuar energjinë elektrike mund të mbledhin akull. Madje në disa raste, trashësia e akullit dhe ngricave të mbledhura mund të arrijë edhe në 30 centimetra.

Sipas një studimi të fundit nga Hui Hu në Universitetin Shtetëror të Iowa, temperaturat dhe kushtet e ftofta dimërore ndikojnë edhe në aerodinamikën e teheve dhe barazpeshimin e gjithë turbinës, dhe rrjedhimisht, mund të dëmtojnë procesin e prodhimit të energjisë elektrike deri në 80 për qind.

Hu ka bërë studime laboratrike për akujt e teheve të turbinave për afër 10 vite. Studimet e Hu përfshijnë edhe studime mbi performancën e turbinave gjatë motit të ligë dhe me shumë të rreshura të borës dhe ngrica.

Për të dhënë rezultate më konkrete për performancën e turbinave Hu kishte synuar të bënte studimin e tij në 5,100 turbina të erës në Iowa, por operatorët nuk i kishin lejuar qasje. Turbinat e erës në Iowa prodhojnë më shumë se 40 për qind të energjisë elektrike në këtë vend.

Më pastaj, Hu kishte bërë studimet në Kinë, në lokacione me temperature dhe lëvizje të ngjashme të temperaturave sikurse në Iowa. Hu tha se shumica e turbinave prodhojnë 1.5 megavat energji elektrike dhe janë shumë të ngjashme me turbinat në shkallë të shërbimeve që veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

Parqet e erës në të cilat është zhvilluar studimi ishin të vendosura në pjesën lindore të detit Kinez, ndërsa Hu konfirmoi se turbinate e vendosura në këto parqe ballafaqohen me kushte të ngricave, sikurse kishte ndodhur së fundmi në Teksas apo në shtetin e Iowa.

Hu: Akulli i akumuluar në tehe të turbianve arrin deri në 30cm, ngadalëson rrotullimin dhe ulin prodhimin deri në 80 për qind

Si pjesë e punës në terren, hulumtuesit përdorën dronët për të fotogorafuar tehet e turbinave që kishin gjatësi prej 50 metrash.

Pas ekspozimit prej 30 orësh në kushte të akullta dimërore, duke përfshirë këtu edhe shiun ngrirës, borën e lagët dhe mjegullat të ngrira, fotografitë lejuan matje dhe analiza të detajuara për të përcaktuar se ku ishte duke u mbledhur akulli në tehun e turbinave.

“Përdersia akulli grumbullohej përgjatë rrotullimeve të tehut, më shumë akull ishte gjetur të grumbullohej në tehun e jashtëm ku trashësia e akullit arrinte deri në 0.3 metra afër majës së tehut” nënvizuan hulumtuesit në punimin e tyre të publikuar rishtazi.

Tutje, hulumtuesit përdorën sistemet e instaluara për të kontrolluar dhe matur të dhënat, e kjo për të krahasuar prodhimin e rrymës deri sa tehet ishin të mbuluara me akull me kushte tipike të operimit, pa akull.

Hulumtuesit gjetën se akulli kishte një ndikim të madh në ngadalësimin e rrotullimit të tehave të turbinës.

“Pavarësisht erës së madhe, është gjetur se turbinat e akullta rrokullisen shumë më ngadalë, madje edhe mund të ndalen tërësisht gjatë prezencës së akullit. Humbja e vlerave të prodhuara të rrymës mund të arrijë deri në 80 për qind”, kanë nënvizuar hulumtuesit në krye me Hui Hu.

Profesori nga Universiteti Shtetëror i Iowa në Inzhinieri të Hapësirës Ajrore, Hui Hu, ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë në një zonë tjetër për kryer studime tjera rreth operimit të turbinave të erës.

Ai ka konfirmuar se studimet e rradhës do të përqëndrohen në gjetjen e mënyrave më efektive për të shkrirë tehet e turbinave gjatë rrotullimit të tyre, në mënyrë që akulli të mos ndikojë në prodhimin e energjisë elektrike gjatë dimrit.