Search

Aktori Shkumbin Istrefi: Kursimi e bëri të veten, fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

February 21, 2022


Përcaktimi i tarifave të reja dhe rritja e çmimit të rrymës ka qenë ndër temat më të përfolura të fundit në Kosovë.

Ndërsa importi i rrymës me çmime marramendëse nga tregjet ndërkombëtare po rritej dhe Kosovarët po kërkonin më shumë rrymë, nga të njejtit është kërkuar disa herë të kursejnë energjinë elektrike.

Kursimi i rrymës është ndër mënyrat më të mira për të mbajtur faturat e rrymës të ulëta. E një nga personat që bëri këtë është edhe aktori Shkumbin Istrefi.

Përmes një postimi në Facebook, aktori tha se ka kursyer dhe si rezultat çmimi i fatures i erdhi më pak se muajin e kaluar.

“Sot me erdhi faktura e rrymes. Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji. Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy’, ka thënë aktori Istrefi në postimin në rrjete sociale.

Ai ka thënë se do të vazhdojë kursimin e rrymës.

“Ta shohim cka po ndodh tash e tutje. Do te vazhdoj me kursy ne te njejten menyre”, ka shkruar aktori Istrefi.