Kosova Thëngjill proteston para Qeverisë së Kosovës, këto janë kërkesat e tyre
07 Maj, 2021
Punëtoret e Kosova Thëngjillit sot do të mbajnë një protestë para Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë organizohet për të protestuar padrejtësitë që janë bërë ndaj kësaj kompanie nga Korporata Energjetike e Kosovës, thuhet në kërkesën e drejtuar Policisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus.
Protesta është paralajmëruar që do të jetë paqësore ku do të respektohen masat anti-Covid të Qeverisë.
“Në protestë do të respektojmë vendimin e Qeverisë për grumbullimin dhe do të marrinë pjesë 30 punëtorë si dhe masat mbrojtëse”, thuhet në kërkesë.
Protesta është paraparë të mbahet nga ora 11:00 deri në ora 12:00.
Deputetët: KEK-u të mos aplikojë rentë minerare ndaj “Kosova Thëngjill”, konsiderohet shkelje ligjore
Lexo më shumë