Search

KEDS vendos rrjet të ri në lagjen Shqiponja në Istog

08 Prill, 2021


KEDS ka investuar në lagjen Shqiponja të Istogut duke vendosur rrjet komplet të ri për konsumatorët e asaj ane.

‘Rrjeti i tensionit të mesëm është futur komplet nën tokë, është vendosur trafo e re me të gjitha elementet përcjellëse dhe është bërë rindërtimi i rrjetit të tensionit të ultë’, ka shkruar KEDS në rrjete sociale.

Përmes këtij investimi, krahas përmirësimit të dukshëm të tensionit, është rritur edhe siguria në komunitet, ka sqaruar KEDS.

KEDS po investon fuqishëm në rrjet duke qenë sa më afër konsumatorit përmes shërbimeve cilësore.