Search

EIA: Konsumi i energjisë nga BRE-të tejkalon qymyrin për herë të parë në kohë moderne

08 Janar, 2021


Për herën e parë në 135 vite, konsumi i energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme të energjisë në vitin 2019 ka tejkaluar konsumin e energjisë së prodhuar nga qymyri, sipas EIA në SHBA.

Sasia e përgjithshme e konsumit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme në SHBA është rritur për katër vite me radhë, për të shënuar rekord në vitin 2019. Ndërkohë, konsumi i qymyrit ka pësuar rënie për vitin e gjashtë me radhë, sipas të dhënave të publikuara nga EIA.

Konsumi i përgjithshëm i qymyrit ka qenë në nivelin më të ulët që nga viti 1964.

Këto të arritura kanë ardhë si rrjedhojë e rënies së vazhdueshme të sasisë së qymyrit të përdorur për prodhim të energjisë elektrike në dekadën e fundit, krahas rritjes së prodhimit nga burime të energjisë së ripërtëritshme, kryesisht nga era dhe dielli.

Krahasuar me vitin 2018, konsumi i qymyrit në SHBA ka rënë për 15 për qind ndërsa konsumi i përgjithshëm i energjisë nga burime të ripërtëritshme është rritur për 1%.

Konsumi i gazit natyror në sektorin e energjisë elektrike është rritur jashtzakonisht shumë në vitet e fundit, duke zëvendësuar prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet e mbyllura të qymyrit.