KEDS ishte nikoqir i Ministres së Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli
13 Tetor, 2023
Kryeshefi ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan me bashkëpunëtorë të tij, ishin nikoqirë të Ministres së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli.
Në këtë takim me akterët institucionalë, u diskutua kryesisht mbi energjetikën, investimet tona në rrjet, dhe përgatitjet e KEDS për stinën e dimrit.
Marrë parasysh sfidën dy vjeçare në përballje me krizën energjetike ku nuk mbeti pa e përfshirë Kosovën dhe Evropën, kryeshefi Dogan e informoi ministren Rizvanolli sa i përket kompetencave të kompanisë si shpërndarës i energjisë elektrike në Kosovë.
Ai njoftoi ministren se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket KEDS në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë, pa harruar edhe implikimin e faktorëve të tjerë që mund të interferojnë në planet e kompanisë.
Kryeshefi Dogan u zotua në bashkëpunim të mirëfilltë e profesional, që qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet e duhura. Mes tjerash, ai falënderoi ministren Rizvanolli për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e energjisë.
/KEDS