Search

Abazi: Me gazin amerikan Kosova do ta kishte pasur më të lehtë tranzicionin energjetik

25 Tetor, 2021


Shoqëria civile po kërkon nga qeveria që të rishikon edhe një herë projektin për gazin amerikan, pasi vlerëson se kjo e fundit nuk ka qenë transparente gjatë procesit, përcjell KosovaPress.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, thotë se me gazin amerikan Kosova do t’a kishte pasur më të lehtë tranzicionin energjetik, deri në arritjen e dekarbonizimit, që sipas ministres së ekonomisë dhe obligimeve të ndërmarra nga Kosova është përcaktuar viti 2050.

Në një intervistë për KosovaPress, Abazi thotë se qeveria e Kosovës duhet të prezantoj edhe alternativa që ka edhe pas refuzimit të projektit.

“Ne konsiderojmë që duhet bërë transparenca e plotë e procesit. Ministrja në këtë rast duhet të jap se cilat kanë qenë opsionet të cilat sipas qeverisë kanë dal të jenë më të lira se sa opsioni i gazit amerikan”, theksoi Abazi.

“Në rastin konkret nuk e kemi parë këtë gjë nga ana e ministres Rizvanolli, ka ardhë vetëm një refuzim i këtij projekti, duke aloduar se projekti është shumë i shtrenjtë. Mirëpo, ne nuk e dijmë se për çfar cmimi bëhet fjalë, çfar kostoje të investimit bëhet fjalë, cila do të ishte kostoja që do ta mbulonim ne, sa do të reflektonte kjo në tarifa apo jo, dhe vlerësimet të cilat i ka pasur qeveria kur ka bërë këtë refuzim duhet të ja shpalosë përpara publikut bashkë me alternativën në të cilën do të zhvillohet sektori ynë i energjisë deri në tranzicionin e plotë dhe dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050”, tha Abazi për KosovaPress.

Abazi thekson se nuk ka pasur nevojë që t’i jepen konatocione të tilla, siç ishte ai sipas të cilit ky gaz vjen nga Rusia.

“Ne vetëm një gjë e dijmë, që transparenca nuk është bërë e plotë për këtë projekt. Që nuk ka një alternativë të cilën qeveria e ka shpallur dhe për të cilën do të angazhohet për zbatimin e saj”, tha Abazi për KosovaPress.

Dhe si i tillë pra kemi ardhë vetëm para një akti të kryerë të refuzimit të një projekti i cili, megjithatë së paku në teori, kishte potencial që të ndihmonte procesin e tranzicionit energjetik për Kosovën, që të ishte pra një karburant tranzicional në procesin e dekarbonizimit, deri në mbylljen e plotë të termocentraleve tona të linjitit dhe në kalimin në një sistem ku energjia e gjelbërt, sistemi i mencur, integrimi energjetik i Kosovës, do të ishin opsionet kryesore e tërë sistemit energjetik të Kosovës”, theksoi Abazi.

Abazi apelon qeverisë që deklaratën e samitit të Sofjes për dekarbonizim të plotë deri në 2050 t’a kthejë me urgjencë në strategji për energjinë.

“Konsiderojmë që deklarata e samitit të Sofjes, për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050, duhet urgjentisht të përkthehet në strategjinë tonë të energjisë, dhe në dokumente të tjera strategjike si plani kombëtar për energji dhe klimë. Legjislacioni pastaj horizontal i ligjeve të energjisë, ligji për burime të ripërtëritshme të energjisë, etj.”, tha Abazi.

“Të gjitha këto duhet të ndodhin e më pastaj të themi se projekti në fjalë doli të ishte më i shtrenjtë se projektet e tjera, dhe menjëherë pra të kemi alternativa të cilat do të jenë ato rrugët që do të na cojnë drejt këtij dekarbonizimi”, theksoi Abazi për KosovaPres.

“Konsideroj që e ardhmja e sistemit energjetik të jetë tërësisht e bazuar në burime të ripërtëritshme të energjisë në njërën anë, në eficensë të energjisë, në integrim të tregut tonë, fillimisht liberalizim të tregut të brendshëm, integrim të tregut fillimisht me Shqipërinë, e pastaj edhe me vendet e rajonit për të krijuar tregun rajonal i energjisë elektrike”, tha ai.

Kosova gjatë dimrit energjinë elektrike e importon nga jashtë, e sipas Abazi pikërisht këtu fillon edhe problemi, pasiqë pjesa e energjisë që do të importohet nga jashtë në krahasim me vitet e kaluara do të jetë shumë më e shtrenjtë, përcjell KosovaPress.

“Ne nuk mund të presim shtrenjtim të cmimeve të enegjisë para rishikimit të rregullt që ndodhë në fund të muajit mars, dhe në këtë kuptim konsideroj që pasojat më së shumti do të shihen kur do të ketë shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike, nëse do të ketë shtrenjtim në muajin mars. Tek atëherë do të shohim se cilat kanë qenë në të vërtet pasojat krysore që ka pasur ky shtrenjtim i energjisë elektrike”, theksoi Abazi.

“Në dhjetë vitet e fundit diku kemi 55 euro për megavat, që është mesatarja për importin e energjisë elektrike, tani ky cmim ka shkuar për mi 200 euro herë herë edhe 300 euro për megavat, dhe kjo vërtet që do të shkaktoj një vështirësi për kompanitë e energjisë, të cilat kur të shkojn në ZRRE në fund të muajit mars do të dëshmojnë me letra se kanë pasur shpenzime shumë të mëdha, për importin e energjisë nga jashtë, dhe si të tilla pra ZRRE do të jetë e detyruar që të rrisë faturat e energjisë në mënyrë që të bëjë këtë përshtatje pra të barazoj këtë vakum të kostos që mund të krijohet nga importi i energjisë elektrike”, tha ai.