Zyrja rajonale në Mitrovicën e Veriut e FKEE ndodhën në të njetën ndërtesë me Postën e famshme
February 04, 2026

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka njoftuar se nga janari i këtij viti kanë Zyrë Rajonale në Mitrovicën e Veriut.
“Që nga janari i këtij viti, Zyra Rajonale e FKEE-së në Mitrovicën e Veriut është e vendosur në të njëjtin ambient me Postën e Kosovës. Stafi ynë është në dispozicionin tuaj çdo ditë pune për t’ju ofruar informacione të detajuara lidhur me projektet dhe aktivitetet e FKEE-së.„ thuhet në njoftimin e FKEE.
Objekti i përmendur i Postës ndodhet në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicë të Veriut dhe është hapur më 29.08.2024.