Zyra e Rregullatorit jep sqarime rreth licencimin e EFT
December 29, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji deri së fundmi nuk ka reaguar rreth diskutimeve dhe debate politike rreth problematikave të sistemi energjetik dhe polemikën e kompanisë EFT.
ZRRE ka theksuar se procesi i licencimit të subjekteve energjetike bazohet në kritere të qarta ligjore dhe rregullative, dhe nuk ndikohet nga akterët e ndryshëm që janë jashtë kornizës ligjore dhe institucionale.
ZRRE informon opinionin e gjerë se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012.
Poashtu Energy Financing Team LLC është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026.
“Çdo përpjekje për të paraqitur ndryshe këtë proces rrezikon të krijojë paqartësi në publik, dhe të dëmtojë besimin për institucionet e pavarura dhe stabilitetin e tregut të energjisë elektrike. Deklarata të tilla nga akterë të ndryshëm janë të papërgjegjshme, të dëmshme dhe nuk i shërbejnë as transparencës dhe as interesit publik.” thuhet në njoftimin e Rregullatorit.