Search

ZRRE zhvillon takim bilateral me përfaqësues të Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë

13 Tetor, 2021


Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, Kryesuesi i Bordit të ZRRE, Z. Ymer Fejzullahu, me bashkëpunëtoret e tij ka zhvilluar një takim Bilateral me përfaqësues të ERRA (Asociacioni Rajonal i Rregullatorëve të Energjisë).

Me këtë rast, Kryesuesi Fejzullahu ka potencuar mirënjohjen dhe falënderimin për bashkëpunimin e madh që ZRRE ka me ERRA. “Duke qenë anëtare e ERRA -s që në vitet e para të themelimit të saj, i ka ndihmuar ZRRE-së që të forcojë kapacitetet e saj njerëzore dhe gjithashtu të krijojë një institucion me të fuqishëm në rregullimin e sektorit të energjisë” ka theksuar z. Fejzullahu me këtë rast. Po ashtu ai ka potencuar se pjesëmarrja në konferenca dhe aktivitete të ERRA-s kanë qenë ura lidhëse të forta për bashkëpunimin me rregullatorët e tjerë rajonalë, çka ZRRE e konsideron si një nga vlerat thelbësore të përfshirjes së saj në ERRA.

Z. Fejzullahu u zotua se gjatë mandatit të tij, si kryesues i Bordit të ZRRE, do të angazhohet që të forcoj më tej bashkëpunimin me ERRA, çka u mirëprit dhe u potencua edhe nga Kryesuesja e ERRA-s znj. Maia Melikidze e cila përveç që urojë emërimin kryesuesit dhe anëtareve të rinj të Bordit të ZRRE, gjithashtu edhe falënderojë ZRRE-në për angazhimin e deritanishëm në grupet punuese të ERRA.

Gjatë takimit nga ERRA u prezantuan edhe aktivitetet e ardhshme që do të zhvillohen në këtë asociacion dhe u shpreh gatishmëria e plotë e ZRRE për të marrë pjesë dhe kontribuar në këto aktivitete.

Bordi i ZRRE mban seancën e tretë, nuk ka rritje të çmimeve për konsumatorët fundor në 2021

Lexo më shumë