Search

ZRRE vlerësohet nga ERRA për reformën e Mekanizmit Mbështetës për Energjinë e Ripërtëritshme

March 23, 2026


Zyra e Rregullatorit për Energji është vlerësuar nga Energy Regulators Regional Association, ERRA, në kuadër të publikimit “Regulatory Story of the Quarter”, për reformimin e Mekanizmit Mbështetës për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë.

Ky vlerësim nga ERRA ka theksuar kalimin nga modelet tradicionale të mbështetjes në një mekanizëm modern, të integruar me tregun dhe të qëndrueshëm financiarisht.

Në qendër të reformës është krijimi funksional i Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme, i cili siguron menaxhim transparent të fondit, integrim me tregun e energjisë dhe eliminim të shtrembërimeve në konkurrencë, përfshirë trajtimin e vetë-prodhuesve.

Reforma adreson zhvillimet e tregut të liberalizuar, rritjen e burimeve të ripërtëritshme dhe nevojën për stabilitet financiar dhe likuiditet.

Sipas ZRRE ky vlerësim konfirmon rolin e Rregullatorit si institucion lider në rajon në zhvillimin e mekanizmave inovativë për një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe konkurrues.

ZRRE ka falenderuar BERZH për bashkëpunimin dhe realizimin e kësaj reforme në sektorin e energjisë.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.