Search

ZRRE sqaron: Tarifat e reja aplikohen dhe në katër komunat e veriut

April 29, 2025


Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të aplikohen dhe në konsumatorët në veri të vendit.

Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE njofton opinionin publik se ka aprovuar tarifat për shfrytëzimin e sistemit të transmetimit dhe operimit të tregut (rrjeit i KOSTT), si dhe tarifat për shfrytëzimin e sistemit të shpërndarjes (rrjeti i KEDS), të cilat janë të detyrueshme për të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever.

Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO.

Ndërsa furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRRE.